Skënderbeu mposht me poker Lushnjen dhe shkëputet ne krye te klasifikimit të Superligës. Korçarët e fituan ndeshjen e parë të javës së 6-te 4 me 1 dhe janë të vetëm në krye me 16 pikë.
/Shqiptarja.com
Pjesa e parë në Korçë mbyllet 2 me 1 ku të dy golat për Skënderbeun i shënoi Afrim Taku në minutat 20-të dhe 41. Ndërsa për Lushnjen kishte barazuar përkohësisht Fajton Sefa.
Në 15 minutat e fundi skuadra e Ilir Dajës kompleton pokerin duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Soue dhe Xhejms.
Skënderbeu mund Lushnjen 4 me 1 dhe marshon drejt titullit. Ndeshjet e tjera të javës së 6-të luhen të hënën ku spikat Kukësi-Teuta dhe Partizani-Luftëtari.
dy.b/shqiptarja.com











