Skënderbeu ka marrë një fitore me peshë në javën e 21 të Superligës, jo vetëm sepse e ka katapultuar në vendin e parë në renditje, por sepse ka "hequr qafe" nëj rival direkt për titullin. Skuadra e trajnerit Stanislav levy mundi 2-0 Tiranën, me një lojë të bukur dhe me rezultat që përligji atë që dhanë dy ekipet.

Në një tribunë të mbushur me personalitete politike dhe sportive (ishin prezentë ministri Bode, kryebashkiaku i Tiranës Basha, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, dhe presidentët e dy ekipeve), skuadra vendase ishte më e mirë dhe më këmbëngulëse në lojë, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë.

Avantazhi erdhi nga një rrëshqitje në zonë e Daniel Xhafaj, me goditjen e sulmuesit vlonjat që pushoi në rrjetë. Goli i dytë erdhi nga Igli Allmuca me kokë, që u favorizua nga një reagim i dobët i portierit Ilion Lika. Me këtë fitore riformatohet renditja: Skënderbeu i pari, Teuta e dyta dhe Tirana...në vendin e tretë.(rb/shqiptarja.com)