Skënderbeu ruan kreun me goleadë
Kukësi i falet Pero Pejicit, fiton Teuta

Skënderbeu ruan kreun me goleadë<br />Kukësi i falet Pero Pejicit, fiton Teuta
Skënderbeu ruan kryesimin e kampionatit edhe pas javës së 28-të pas një goleadë që i realizoi ekipit të Elbasanit 5-1 në shtëpi. Ndeshja ishte parashikuar e lehtë për kampionët në fuqi të vendit, por rezultati i thellë jo, por vardheblutë kanë humbur plotësisht shpresat për qëndrim në Superiore duke filluar të mendojnë për Kategorinë e Parë.

Golin e parë kampionëve ua dhuroi Elbasani përmes një autogoli të Tocit në të 13’, ndërsa Martins e dyfishoi rezultatin në të 20’. 4 minuta më pas Elbasani ngushton shifrat me Gavën duke krijuar shpresa se do të ishte një sfidë e luftuar, por në pjesën e dytë Nimaga në të 67’ dhe Latifi në të 82’ plotësuan goleadën duke ruajtur të paprekur kryesimin.

Kukësi shpëton në sekondat e fundit të shtesës përballë Vllaznisë duke marrë një fitore shumë të vështirë. Heroi i takimit është edhe një herë tjetër sulmuesi kroat Pero Pejic, i cili shënoi "in extremis". Vllaznia rezistoi për shumë minuta, por Kukësi nuk u dorëzua deri në fund.

Kukësi konfirmohet si rivali më i fortë i Skënderbeut në luftën për titull, pasi ekipet e kryeqytetit kanë pësuar luhatje në fazën e tretë. Në ndeshjen tjetër në Durrës, doli fituese Teuta ndaj Flamurtarit që i shkaktoi një tjetër humbje. Golin e vetëm të takimit për ‘Djemtë e Detit’ e shënoi Nika me penallti duke qetësuar ekipin në renditje.
                      

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni