Nuredin Orelesi është futbollisti i parë në merkaton e kampionatit shqiptar të futbollit që është larguar jashtë vendit. Nigeriani pas formës shumë të mirë që realizoi në ekipin e Skënderbeut në fazën e parë të kampionatit u kthyer në objektivin e shumë ekipeve brenda vendit, por edhe jashtë tij.
Ofertat për 23-vjecarin ishin të shumta nga Turqia, Rusia, Gjermania dhe Ukraina, pas shumë tentativave për marrëveshje, nigeriani vendosi që ti bashkohet ekipit Ukrainas të Krivbasit. Lajmi për kalimin e futbollistit konfirmohet nga burime pranë ekipit të Skënderbeut. Detajet e vetme të marrëveshjes së presidentit të Skënderbeut Ardian Take me drejtuesit e ekipit ukrainas të Krivbasit janë ato financiare, të cilat pritet që të përcaktohen në ditët në vijim. Por një gjë është e sigurt, që Orelesi nuk do të jetë i Skënderbeut në fazën e dytë të kampionatit.
23 vjecari është larguar fillimisht në provë në ekipin e Krivbasit në Turqi, aty ku po kalon fazën përgatitore. Kështu Orelesi refuzoi ofertën e Volsfburgut dhe një ekip rus për ukrainasit. Në krahasim me pagën që merrte te Skënderbeu, paga aktuale pritet që të trefishohet te Krivbasi. Ndërkohë që me largimin e Orelsit, presidenti Take është hedhur në sulm për të afruar një zëvendësues të tij, po me të njëjtin nivel dhe potencial.
Në pole-position e korcarëve është Gilman Lika. Shkodrani akoma nuk ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, duke qenë në negociata me disa ekipe brenda dhe jashtë vendit. Të ardhmen e Likës e ka mbajtur peng edhe presidenca e re e Vllaznisë. Por Take po përgatit ofertën speciale për të zhvendosur Likën, i cili do të zëvendësonte më së miri largimin e Orelesit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com