Sot në stadiumin “Elbasan Arena” Skënderbeu do të shkruajë histoinë e futbollit shqiptar, pasi ka mundësi që të sigurojë për herë të parë kalimin në grupet e Europa League, si skenarin më të keq të mundshëm nëse nuk kalon “Play-Off”-in në Champions League. Llogaritjet bëhen duke e marrë si fakt të kryer kalimin e këtij turi, pasi ndeshjen e parë në Moldavi përballë Milsamit siguroi një rezultat bindës 0-2 duke luajtur i qetë sonte në 20:45. Nga Korça do të udhëtojnë mbi 30 autobusë me tifozë të kampionëve.
Sot nuk ka festë vetëm Skënderbeu, por e gjithë Shqipëria.
E ndërsa pesidenti Takaj ka vendosur një premio të majme, Josa u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve, teksa mungesa e vetme do të jetë Liridon Latifi i dëmtuar.
Në prag të sfidës, trajneri Josa, kapiteni Shkëmbi, por edhe heroi i këtij edicioni me 4 gola të shënuar në fazën e eliminatoreve të Champions, Salihi shprehen të bindur për kalimin e Milsamit duke pasur parasysh faktin se luajnë në fushën e tyre. Moldavët nuk kanë se cfarë të humbasin dhe do të tentojnë përmbysen, por misioni duket i vështirë.
Ndërsa një element që ka tërhequr vëmendjen për ndeshjen e sotme është edhe plani i masave ekstreme për mbarëvajtjen e ndeshjes nisur nga trazirat që penalizuan Kukësin.
Përpos policisë, klubi kampion ka vendosur edhe roje private që gjithçka të shkojë sa më mirë, pasi i druhen provokimeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com