Skënderbeu turpërohet në 
Portugali përballë Sportingut

Skënderbeu turpërohet në <br />Portugali përballë Sportingut
Skënderbeu shkatërrohet në Portugali duke pësuar një humbje të thellë me rezultatin 5-1 përballë ekipit të Sportingut të Lisbonës. Diferenca në buxhet prej 130 mln Euro, por edhe historia 105-vjeçare e themelimit të portugezëve bënë diferencën edhe në fushë. Kampionët e Shqipërisë nuk arritën që të merrnin pikën e parë edhe në ndeshjen e tretë të Europa League në transfertën e vështirë të Lisbonës.

Me mendjen te Partizani në fundjavë dhe të vetëdijshëm që nuk mund të mundnin vendasit, Skënderbeu u duk se e pranoi humbjen ende pa zbritur në fushë me një stadium që të ‘hipnotizonte’. Korcarët e nisën keq ndeshjen, madje fillimisht u ndëshkuan nga ai që pritej më pak, Hamdi Salihi. Sulmuesi brenda 10 minutave u ndëshkua me dy kartonë të verdhë duke lënë fushën e blertë. Fillimisht për protesta dhe më pas për një prekje të topit me dorë në tentativë për të përsëritur golin e Maradonës shkodrani u largua nga fusha. Me një lojtar më pak dhe presionin e madh, Skënderbeu gaboi duke shkaktuar një penallti me Jashanicën, e cila merret për sipër për t’u ekzekutuar nga Akuilani, që nuk gabon duke e ndalur sferën në rrjetë.

Goli çorientoi miqtë që 4’ nga fundi pësojnë edhe golin e dytë me Monteron me penallti, i cili u pengua në zonë nga Vangjeli. Pjesa e parë për shqiptarët u mbyll me tentativa sporadike nga Berisha, që nuk e vendosën në vështirësi asnjëherë portierin vendas. Pjesa e dytë nis sërish me presion nga vendasit, Shehi bën disa herë mrekullinë duke shpëtuar portën, por në të 65’ dorëzohet për herë të tretë, pasi shënoi Pereira. Krosim nga e majta, dalje e gabuar e Shehit dhe Pererira me kokë e shtyn topin në rrjetë. 4 minuta pas golit të tretë vjen edhe i katërti nga Figueiredo.

I shpartalluar plotësisht Skënderbeu po numëronte minutat për të mbyllur ndeshjen, pasi nuk kishte se cfarë të bënte përballë furisë vendase, që shënon golin e pestë me Pereiran. Megjithatë një minutë nga fundi, Skënderbeu shënon një tjetër fakt historik, pasi shënoi golin e parë në fazën e grupeve me Jashanicën pas një krosimi të Shkëmbit. Me golin e nderit, që ishte i pari në Europë në këtë fazë, korcarët kthehen në atdhe për të përgatitur ndeshjen me Partizanin.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.ciom)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë