Skënderbeu: UEFA pezullon vendimin
marrim pjesë në shortin e Champions

Skënderbeu: UEFA pezullon vendimin<br />marrim pjesë në shortin e Champions
Klubi i Skënderbeut njoftoi sot se UEFA ka pezulluar efektet e zbatimit të vendimit që e përjashtonte klubin nga kompeticionet Europiane e një vit, pas akuzave për trukimin e ndeshjeve. Sipas njoftimit për shtyp të ekipit të Skënderbeut, vendimi i UEFA-s erdhi pas rekursit të paraqitur nga zyrtarët e klubit në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë).

Sipas këtij vendimi, Skënderbeu lejohet të marrë pjesë në shortin për raundin e dytë eliminator të UEFA Champions League, në datwn 20 qershor në Nyon të Zvicrës.
 
Njoftimi i ekipit të Skënderbeut:
"Pas rekursit të paraqitur nga KF Skënderbeu përpara CAS, më datë 15 Qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit datë 1 Qeshor 2016.
 
Rrjedhimisht, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të UEFA Champions League 2016/2017 të datës 20 Qershor në Nyon. Nga ana tjetër, për të parandaluar çdo konfuzion në organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skënderbeu kanë rënë dakord që procesi në CAS të zhvillohet përmes një procedurë të përshpejtuar. Për këtë, pritet që vendimi perfundimtar për pjesëmarrjen në aktivitetet europiane të jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik. Për t'u preçizuar është fakti se KF Skënderbeu nuk është konsideruar asnjëherë përgjegjës i drejtpërdrejtë për shkeljet e pretenduara nga UEFA. Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit është thelbësisht administrativ dhe ka të bëjë me pranimin ose përjashtimin nga garimi në kompeticionet europiane. Saktësojmë, se ndaj KF Skënderbeut nuk është marrë në asnjë moment një vendim disiplinor fajësie, në të kundërt nga çfarë është përfolur, shkruar e shpifur gjatë gjithë kësaj periudhe
". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë