Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së tetë të kategorisë superiore. Skënderbeu ka mposhtur pa shumë vështirësi Tiranën në shtëpi, Flamurtari me shumë mund dhe sakrificë ka dalë pas 17 vitesh me tre pikë të plota nga Gjirokastra, ndërsa Apolonia, pavarësisht lojës mjaft të mirë nuk ja ka dalë të marrë më shumë se një pikë përballë Tomorit.
Humbja e ekipit të Tiranës në Korcë e ka thelluar akoma më shumë krizën në ekipin bardheblu edhe pas disfatës në Kupë përballë Kukësit me rezultatin 4-0.
Të besuarit e Josës kanë mundur të shënojnë dy gola me anë të sulmuesit Pejic në minutat 50' dhe 77' duke ndëshkuar kështu ish ekipin e tij të parë me të cilin ka luajtur në Shqipëri.
Flamurtari pas disa rezultateve negative gjen fitoren dhe Memellin që e nxjerr nga Gjirokastra me një fitore rokamboleske në fund.
Sulmuesi shënon dy herë në minutat e fundit duke qetësuar Rubion.
Në ndeshjen tjetër Apolonia ka luajtur mjaft mirë në shtëpi, por Tomori i ka marrë një pikë të vlefshme edhe pas ndërprerjes së ndeshjes nga terreni i vështirë.
(d.b/sqhiptarja.com)
/Shqiptarja.com