Më në fund iranianët kanë pranuar transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Reza Karimi te Skënderbeu.
Talenti Iranian i afruar tek Skënderbeu gjatë merkatos së verës nuk është aktivizuar dy fazat e para të kampionatit për shkak të dokumentacionit të munguar.
Sot ka mbërritur konfirmimi në zyrat e klubit dhe është bërë menjëherë regjistrimi përfundimtar i tij.
Ndërkohë që Gjergji Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me Presidentin Takaj dhe sot do i bashkohet ekipit.
Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola.
Muzaka u largua nga Tirana, ndërsa që arriti të fitonte gjyqin duke përfituar edhe pagat që pretendonte.
Edhe Xhevahir Sukaj nga sot është edhe zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sulmuesi i cili iu bashkua skuadrës përgjatë merkatos së Janarit ka mbyllur gjithçka me klubin malajzian Perak dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin e kuq duke u konfirmuar si pjesë e skuadrës për sezonin në vijim.
Bomberi shkodran i cili sezonin e kaluar realizoj 22 gola, tashmë është sërish pjesë e familjes së kuqe dhe në shërbim të skuadrës për të realizuar objektivin madhor që klubi ka në këtë sezon futbollistik.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com