TIRANE - Sabri Skënderi kryetari i Urdhrit të Infermierit ka thënë se tashmë Urdhri do ti vijojë bashkëpunimet dhe bashkëbisedimet me ministrinë por jo më për çështjen e testimit.

Sipas Skënderit Urdhri i infermierëve ka bërë një testim me pacientët dhe është krijuar një pasqyrë e qartë.

Ndryshimi sipas tij duhet nisur nga diplomat, pasi gabimet që janë bërë tashmë janë bërë dhe nuk janë faj as i Urdhrit të Infermierit, as i Ministrisë.
 
Ne e dimë si janë infermierët, e dimë sa paguan, e t’iu kërkosh infermierëve gjëra të tilla kjo është jo e drejtë.
 
Ne do bashkëpunojmë me Ministrinë por jo me testime. Urdhri i infermierëve ka bërë një testim me pacientët dhe është krijuar një pasqyrë e qartë.
 
Duhet filluar ndryshimi nga diplomat, ato gabime që kanë ndodhur nuk janë faj i urdhrit të infermierit e as i Ministrisë.
 
Ato që kanë ndodhur kanë ndodhur, nuk mund të zhbëhen. 

Unë mendoj që protesta dhe revolta është pjesë e parë për të detyruar institucionet të tërhiqen. Tani nuk ka vend për protesta, tani e ka në dorë ligji
,”- tha Skënderi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)