Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve të tyre në kryeqytet.
Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.
"Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira", shprehen studentët.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Të maskuarit i vënë flakën një zyre në Ministrinë e Arsimit dhe një banke! Sulme me gurë e molotovë drejt policëve! 11 të shoqëruar, 5 të lënduar







