S'ka ‘El Clasico’, finalja e Superkupës së Spanjës Barcelona-Bilbao, sot derbi Lazio-Roma

Finalja e Superkupës së Spanjës do të jetë Barcelona-Athletic Bilbao dhe do të luhet të dielën. Në gjysmëfinalen e dytë pati një surprizë të madhe pasi u mposht Real Madrid dhe të gjithë ata që prisnin një “El Clasico” në finale mbetën të zhgënjyer.

Athletic Bilbao mundi 2-1 Real Madrid në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar në stadiumin “ La Rosaleda” dhe siguroi biletën për finalen e madhe. Heroi për ekipin bask ishte veterani Raul Garcia që shënoi të dy golat në minutat 18-të dhe 38-të me penallti. Skuadra e Zidane provon të reagojë në pjesën e dytë dhe godet dy herë shtyllën em Asension dhe shënon me Karim Benzema në minutën e 73-të  por vetëm kaq. Bilbao ruan avantazhin dhe kalon në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ndërsa në Serinë A java e 18-të nis sonte me një superndeshje derbin e kryeqytetit Lazio-Roma. Dueli që starton në 20:45 dhe që premton spektakël mes dy skuadrave që po kalojnë një moment të mirë. Teknikët janë optimist për të marrë maksimumin dhe do hedhin në fushë lojtarët më të mirë. Strakosha i dëmtuar nuk do të jetë ndërsa ka shanse që Marash Kumbulla ta nisë si titullar tek Roma./Pwrgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë