S’ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike, faji nuk është kolektiv por personal

S’ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike, faji nuk është kolektiv por personal

Protestuesit përpara Kryeministrisë

Nuk ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike !

Ai nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.

Sot jam kundër turmës që linçon dhe ulëret, ku shumica (sidomos ajo qe me dorë polici vrau 4 vetë ne 21 janar) ka arsye politike jo morale në këtë histori.

Duhen ndarë sot, tragjedia dhe dhimbja nga politika. Këto tragjedi dhe raste fatkeqe ndodhin në Greqi, Itali Francë por nuk përbëjnë fenomen as në Shqipëri.

Të gjithë Policë janë prindër, dhe kjo që ndodhi Ju dhëmb i turpëron dhe ju ul kokën dhe atyre, por faji nuk është kolektiv, faji është personal.

Eshtë e dhimbshme deri në shpirt humbja e jetës të të riut shqiptar, por ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur.

Politika, media dhe portalet gjakatare po shkatërrojnë imunitetin psiqik moral dhe shpirtëror të shqiptarëve … rrallë kund gjen si këto këtu.

Skanë shpirt e dhëmbsuri, ato nuk udheheqin drejt ekuilibrave, analizave, meditimeve dhe te vertetave…

Sot jam nje nene e trishtuar, por urrejtjen e mbaj larg… urrejtja i shton tragjedite kurre nuk i sheron !!!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eeer: 09/12/2020 23:08

    Nuk esht vdekje po vrasje o plera

    Përgjigju
    • Gega: 10/12/2020 23:30

      Deri ne momentin qe do shpejt juridikisht hetimi , ka vetem nje fakt te pamohueshem qe ai djale nuk jeton me,aludimet per ekzekutime apo vrasje nga shteti dhe Politika e bere me ngjarjen jane vec se nje vrasje e dyte e Klodianit.

  • Cubel breca: 09/12/2020 22:52

    Kujt po thua moj moter ketyre qe kan 30 vjet qe sngopen me gjak shqiptari??????? Maskarade e pa par. 30 vjet digj e shkaterro.

    Përgjigju
  • Das: 09/12/2020 20:49

    Eshte politika e PDse me te vdekur per te marre pushtetin! Kjo protesta e sotme eshte njedhoj siç ndodhi me Azemin.o Sali krimi nuk merret pushteti me dhune siç je mesuar ti!nuk ishte sot protest per te ndjerin po per djeg,je dhe shkaterrim siç shihet ne foto.

    Përgjigju
  • Populli: 09/12/2020 20:43

    Vrasja e nje personi qofte nga policia apo jo eshte totalisht e padrejte. Pergjegjesia per vdekjen nuk eshte asnjehere individuale por shteterore e shoqerore persa kohe vrasja arrin te ndodhi ne nje vend qe ne fakt duhet te kete rend e siguri. Per rrjedhoje cdo lloj reagimi mbi vrasjen nuk mund te quhet politik por reagim qytetar dhe i pergjegjshem. Artikulli juaj sygjeron dicka te gabuar duke pretenduar se nje shoqeri nuk duhet te reagoje pasi fajin e paska vetem autori. Kjo eshte e pavertete. Nese ne nje shoqeri ndodhin vrasje, fajin e ka e gjithe shoqeria dhe nese ato i shkakton nje polic fajin e ka e gjithe kupola drejtuese qe e ka lene policin te guxoje te mendoje se mund te qelloj mbi njerezit e pambrojtur vetem se shkelen rregullin dhe jo ligjin.

    Përgjigju
    • Cubi: 09/12/2020 22:54

      Ti sqenke populli,ti qenke nje cop legen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Gani abazi: 09/12/2020 20:20

    Ashtu eshte brizida,,nuk ka faj policia e shtetit,,por vetem nje individ i papregatitur aty,,,ai do denohet me 30 vjet burg dhe ketu mbaron kjo histori,,,por shteti duhet te demshperbleje familjen rasha me 500.000 euro te pakten dhe zgjidhjen e te gjithe problemeve te kesaj famije perjete...

    Përgjigju
  • Hekri: 09/12/2020 20:02

    Po e vertete edhe lal Hekri keshtu thoshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka