Xhuliano Skuka u largua janarin e këtij viti nga Partizani te Metz në Francë për shifrën rekord të 1.4 milionë eurove. Megjithëse në Shqipëri ishte deçiziv te "Demat", forma fizike dhe ambientimi bënë që 24-vjeçari të zinte stolin dhe më pas të kalonte te ekipi i dytë i Metz. Me francezët që siguruan një vend në elitën e futbollit në vendin e tyre, duket se detyra për Skukën është bërë më e vështirë dhe qëndrimi i pamundur me formën e treguar.
Sipas medieve në Francë, Metz po synon të huazojë shqiptarin te RFC Seraing. Skuadra belge është një ekip satelit i Metz, me këta të fundit që kanë shumë aksione. Pjesë e elitës sezonin e kaluar, Seraing u rendit në fundin e renditjes duke qenë në nivelin e dytë për sezonin e ri.
Kësisoj, Skuka do ketë më shumë minuta dhe mundësi për të kapur formën fizike dhe qenë gati për një rikthim te Metz.