Grupi G i kualifikueseve nuk ka prodhuar asnjë surprizë të minutave të fundit pasi Holanda është kualifikuar si e para duke prerë direkt një biletë për në Botërorin e Katarit. ‘Tulipanët’ që në Rusi 2018 nuk ia dolën të merrnin pjesë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Norvegjinë. Edhe nordikët gjithashtu kishin pretendime, pasi në rast fitoreje kundër Holandës mund të merrnin të paktën vendin e dytë, por golat e Berguëjin dhe Depay në minutat e fundit nderuan Holandën.
Ndërkohë në ‘play-off’ nga ky grup ka shkuar Turqia, që në ndeshjen e fundit ka bërë detyrën duke mposhtur me rezultatin 1-2 Malin e Zi. Në Podgoricë të parët kaluan në avantazh vendasit me Beqirajn, ndërsa Turqia përmbysi falë Akturkoglu dhe Kokcu. Pas 10 ndeshjesh në grup Turqia renditet e dytë me 21 pikë, 2 më pak se Holanda e vendit të parë.
Sakaq Franca edhe pse e kualifikuar ka bërë detyrën në D, duke fituar ndeshjen e fundit 0-2 kundër Finalndës. Në këtë transfertë zhbllokoi Benzema falë edhe një devijimi, ndërsa Mbappe vulosi shifrat. Si e dyta në këtë grup ka kaluar Ukraina që ka shkuar në ‘play-off’ si pasojë e fitores 0-2 në ndeshjen e fundit kundër Bosnje-Hercegovinës.
Në Grupin E Belgjika ka kaluar si e parë duke barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit kundër Uellsit, ndërsa festë ka patur edhe për këta të fundit që u ka mjaftuar një pikë për të prerë biletën e ‘play-off’.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 3329
Lajme të tjera
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në Francë
19 Mars, 20:34
-
Francë/ Reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron
19 Mars, 20:03
-
Nata e tretë e trazirave në Francë: Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve
18 Mars, 22:35
-
Propozimi i Macron për reformën e pensioneve shkakton krizë politike në Francë! Mbi 300 protestues të arrestuar pas përplasjeve me policinë
17 Mars, 15:37
-
Franca e përfshirë nga protestat, Macron tenton të kalojë reformën e pensioneve duke shmangur parlamentin
16 Mars, 21:09
-
Macron dhe Orban lënë mënjanë vizionet e ndryshme, takohen në Paris! Diskutime për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën në Ukrainë
14 Mars, 08:39
-
Pavarësisht protestave masive në Paris, senati francez miraton reformën për rritjen e moshës së daljes në pension
12 Mars, 07:42
-
Grevat 'paralizojnë' Parisin! Qyteti i dritave 'mbulohet' nga qeset me plehra
11 Mars, 19:42
-
Arrihet marrëveshja mes Francës dhe Britanisë! 577 milionë dollarë për ndalimin e emigrantëve që kalojnë me gomone kanalin 'La Mansh'
10 Mars, 17:05
-
Ndalen trenat në Francë, vazhdojnë protestat kundër reformave në pensione
7 Mars, 11:01
-
Francë: Vera Bordeaux jo më në shishe por në serbator
7 Mars, 08:01