S'ka më para cash, 51 mijë biznese hapin llogari bankare, Tatimet: Ulet informaliteti

51 mijë biznese kanë deklaruar llogarinë e tyre bankare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, brenda datës 28 tetor 2019. Ky ishte afati i fundit i lënë nga Tatimet, për të gjitha subjektet që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike është mbi vlerën 2 milionë lekë,  për tatimpaguesit persona juridikë aktivë pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë si dhe organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara në organin tatimor.

Ky është numri i bizneseve që kanë deklaruar llogarinë bankare në mënyrë elektronike, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i lartë pasi ende nuk janë llogaritur bizneset që kanë deklaruar llogarinë në formë shkresore. Vendimi për të hapur llogari bankare është marrë për të shmangur përdorimin në masë të parasë cash. Më herët përdorimi i parasë cash është konsideruar si nxitës i informalitetit. Ndërkohë tatimet sqarojnë për REPORT TV  se derisa të konfirmohen të gjitha shifrat e subjekteve që kanë hapur llogari, bizneset nuk do të ndëshkohen.

Në momentin që kalkulimi i shifrave do të mbyllen subjektet tatimpagues që nuk kanë hapur llogari bankare do të ndëshkohen, bazuar në projektligjin për procedurat tatimore të ndryshuar dhe që është aktualisht në fuqi. Konkretisht ata biznese me xhiro deri në 2 milionë lekë dhe që rezultojnë pa llogari bankare gjoba do të jetë 25 mijë lekë. Bizneset me qarkullim mbi 8 milionë gjoba do të jetë 50 mijë lekë dhe për organizatat jofitimprurëse gjoba do të jetë  37 mijë lekë. Po sipas drejtorisë së Tatimeve janë më shumë se 55 mijë subjekte që duhet të hapin llogari bankare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja