Pas operacionit, Rama u rikthehet aktiviteteve, shtron iftar në Tiranë! Fjalën përshëndetëse në vend të tij e mban bashkëshortja Linda Rama

TIRANË- Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe ne respekt të traditës shumëvjeçare, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Kjo ishte dalja e parë e kryeministrit Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, për heqjen e appendisitit. Kreu i qeverisë në daljen e parë publike u shfaq në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në vend të tij, fjalën përshëndetëse e mbajti bashkëshortja, Linda Rama.

‘E vërtetë, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq! Edhe apendisiti i Edit mund të them që nuk paska ardhur vetëm për keq pasi, falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që sonte të dëgjoni një fjalë të gjatë nga Edi do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën muslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën në përulje dhe respekt të një rituali të gjithëpranuar që kremton njeriun, jetën, sakrificat e shpërblimet e saj.’- tha Linda Rama.

Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë. 

Burime për Report Tv bënë më dije fushata elektorale do të vazhdojë pa ndërprerje. Forma që do të zgjedhin socialistët për të ruajtur ritmin e fushatës është vijimi i saj me deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët. 

Lajmi në përditësim...

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Kreu i qeverisë u operua për appendisitin, Linda Rama rrëfen 30 orët e qëndrimit në spital: Infermieret kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve

 

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në iftarin e shtruar mbrëmjen e sotme, ka zbuluar disa detaje nga orët e kaluara në spital me kryeministrin Edi Rama, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente për heqjen e appendisitit.

‘Në 30 orët e qëndrimit me Edin në spital pata mundësinë të jem mes një ekipi mjekësh dhe infermieresh të përkushtuar. Aida, Ela, Anxhela, Sonila, Elena, Delina ishin vajzat që kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve pa e thyer heshtjen dhe pa e humbur zhdërvjelltësinë mbresëlënëse të duarve, bashkë me buzëqeshjen inkurajuese, përgjatë orëve të avashta të natës.

Teksa rrija e ulur në karrike, pak pas mesnatës, njëra prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: T’ju sjell një jastëk?

E më parë erdhi se sa iku duke më lënë në dorë një jastëk të vogël që e mbajta nën qafë gjatë gjithë natës. Në të zbardhur pashë që jastëku që kish qëndruar me mua ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qëndisur me dorë në mes të tij. I kujt është ky jastëku që ma lehtësoi natën mua, e pyeta. I vajzës time, tha. E mbaj pranë në orët e natës, kur jam në punë. Uroj tju ketë shërbyer. E pashë me admirim për shpirtin e saj dhe e pyeta si quhet vajza? Ajlina tha dhe i qeshën sytë.

Ajlina, ëngjëlli me emrin e vjetër musliman që do të thotë sublimja, kishte qendruar me mua si “ dritë e hënës” dhe “ dhuratë e Zotit” në një natë të vështirë në muajin e Ramazanit.

Dhe me këtë mbresë të pashlyeshme të njerzillëkut shembullor, duke uruar që paqa, shëndeti e mbarësia t’ju prijnë familjarisht, lejomëni t’i uroj posaçërisht edhe besimtarët muslimanë që agjërimi i tyre të jetë i pranuar.’- u shpreh Linda Rama.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 20/04/2023 06:28

    Ku i gjeti leket Rama per te marre me qera pallatin e kongreseve dhe per te shtruar iftar ?

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2023 03:25

    Sigurisht qe stafi mjekesor do te sherbejne si flutura,sidomos kur ne ato ambiente qendron per 24 ore cifti Nr-2 i vendit.

    Përgjigju
  • Olti: 19/04/2023 18:01

    Qeveria vetem pune te mira ka bere ne vendin tone

    Përgjigju
  • Beni: 19/04/2023 17:58

    Presim vendime sa me te mira

    Përgjigju
  • Arla: 19/04/2023 17:26

    Gjithmone e me shume po na tregoni se sa njeri i forte jeni

    Përgjigju
  • Goni: 19/04/2023 16:57

    Gjithmone dhe me i forte

    Përgjigju
  • Joni: 19/04/2023 16:56

    Me i fort se kurr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'