S'ka më vonesa/ Nga 23 nëntori nis punën trageti i ri në Vlorë (VIDEO)

VLORË- Për të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Brindisi në Vlorë apo anasjelltas, duke nisur nga 23 nëntori do të kenë mundësi që të shkojnë në destinacionet e tyre me një traget të ri.

Trageti i ri "Prince", i cili ka një kapacitet prej 1000 personash, sipas drejtorit të portit detar të Vlorës Admir Malaj, do të shkurtojë distancën, pasi ka një shpejtësi prej 17 nyje në orë si dhe do të operojë me çmime më të lira.

‘Duke filluar nga 23 nëntorin do të filloje operimin një traget i ri shumë komod i cili quhet “Prince’.  Ky është një premtim i bërë nga kryeministri Rama dhe është një premtim i mbajtur. Ky traget është me kapacitet më të madh dhe është 152 metra I gjatë, ka një kapacitet mbajtës prej 1000 pasagjerësh, 150 dhoma. Ka facilitate për qytetarët që udhëtojnë si dy bare, piano bar si dhe kënd lojërash për fëmijë. Trageti ka një shpejtësi mesatare prej 17 nyje në orë dhe bën lundrimin nga Brindisi në Vlorë për 4 orë. Çmimi i biletave do të jetë 30% më lirë sesa është lundruar deri tani’

Vendimi i Ministrisë së Transportit për të shtuar këtë linjë të re, erdhi pasi në iternerarin Brindisi-Vlorë operonte vetëm një target, i cili herë pas here shfaqte probleme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 21/11/2019 00:21

    Shyqyr

    Përgjigju
  • Pindi: 20/11/2019 21:32

    Kush e ka ne pronesi kete traget,,,neve apo italianet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja