S'ka provë gjenerale për Sylvinho-n, anulohet miqësorja e Kombëtares

S'ka provë gjenerale për Sylvinho-n, anulohet miqësorja e Kombëtares

Kombëtarja kuqezi

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Uzbekistanit nw futboll ishin drejt zyrtarizimit të një dueli miqësor në "Air Albania" me 24 mars. Tanimë diçka e tillë nuk do ndodhë, pasi marrëveshja mes dy federatave të futbollit nuk është arritur, paçka se palët kishin një akord verbal.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho do duhet të debutojë me Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, ajo kundër Polonisë në Varshavë në datën 27 mars 2023, me duelin që vlen për kualifikueset e EURO 2024.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hasur vështirësi në gjetjen e një ekipi kundërshtar, me skuadrat e tjera që kanë ndeshje zyrtare në një datë që nuk është e lirë nga UEFA.

Zyrtarët e futbollit janë ende duke parë mundësinë e gjetjes së një kundërshtari për miqësore, në të kundërt trajneri Sylvinho do debutonte me kuqezinjtë në një ndeshje zyrtare, duke pasur vështirësi në zgjedhjen e futbollistëve që do hidhte në fushë, kjo për shkak të formës së tyre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 22/02/2023 11:36

    Tallava Duka FSHF. Zaptuesit e futbollit shqiptar, kèta pèrfaqèsues tè halabakèrisè shqipfolèse dhe injorancès qè ngèrdhnjeshet si ata gjelat majè plehut, i kanè marrè sportit shqiptar nè pèrgjithèsi,çdo dinjitet dhe besueshmèri. Njè shtet serioz, nuk lejon qè gjèrat tè degjenerojnè deri tek ai nivel, ku Duka me tè tijèt shkatèrrojnè gjithçka qè duhet tè ishte e rinisè sè kètij vèndi. Ndèrtojmè KULLA dhe aty poshtè saj,,,pak stadium. Baxhellizèm politik pèrzierè me tuxharèt turkoshakè qè vishen allafrènga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane