S'ka pushime festash në futboll, Premier League në fushë që me 1 janar! Bundesliga pa pushime dimri

2021 trokiti edhe futbolli duhet ta nisë me marshin e pestë, për të rikuperuar ditët e humbura për shkak të pandemisë. Përjashtim si çdo herë bën vetëm Premier League, ndërsa kampionatet e tjera si Seria A, La Liga, por edhe Bundesliga do ta nisin shumë shpejt.

1 janari rezervon dy përballje interesante në kampionatin anglez me Everton-in e pretendimeve të mëdha që pret Ëest Ham, ndërsa Manchester United luan në Old Traford me Aston Villa-n.

Më shumë përshtypje padiskutim bën Bundesliga, kampionati gjerman që zakonisht nis në fund të janarit, por këtë vit do të zbresë në fushë nga 2 janari. Gjithsesi Dortmund dhe Bayern, dy skuadrat pretendente për titull i luajnë ndeshjet e tyre një ditë më vonë, me 3 janar.

Po me datë dy, ashtu si edhe Bundesliga, do të nisë edhe La Liga. Që të shtunën do të impenjohet Real Madrid, skuadra ‘galaktike’ që 2020 e mbylli me një barazim kundër Elche-s. Këtë herë skuadra e drejtuar nga Zidan përballë do të ketë Celta Vigo-n.

Ndërkohë një ditë pas Bundesligës dhe La Ligës, me 3 janar, do të nisë Seria A për vitin 2021. Të dielën 20 skuadrat e Seria A do të zhvillojnë javën e 15 të kampionatit, me Milanin kryesues që ka një transfertë të lehtë në letër kundër Benevento-s. Sakaq Interi i vendit të dytë në orën 12:30 pret Crotone-n në San Siro, ndërsa në darkë Juventus synon tre pikët kundër Udinese-s.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri

Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri