S’ka shtyrje të fiskalizimit! Ministrja e Financave: Shtyjmë vetëm afatin e gjobave për të mos ndëshkuar bizneset

S’ka shtyrje të fiskalizimit! Ministrja e Financave: Shtyjmë vetëm afatin e gjobave për të mos ndëshkuar bizneset

TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj ka shuar të gjitha dyshimet për mundësinë e shtyrjes së afateve të fiskalizimit, si për marrëdhënien biznes-biznes ashtu edhe biznes-konsumator.

“Nuk ka ndryshim ligjor për afatet që janë anoncuar në ndryshimin e mëparshëm ligjor që i janë bërë fiskalizimit. Në datën 1 korrik fillon marrëdhënia biznes me biznes, ku bankat kanë një rol të rëndësishëm, dhe një 1 shtator fillon për biznes me konsumator”,tha Denaj në Komisionin e Ekonomisë teksa shqyrtohej ndryshimi i ligjit të buxhetit.

Denaj ka theksuar se propozimi për të shtyrë afatin për vendosjen e gjobave për bizneset që konstatohen në shkelje të fiskalizimit deri në 31 dhjetor të këtij viti, nuk ka të bëjë me shtyrje të fiskalizimit, por me korrigjimin e defekteve që mund të konstatohen.

“Jemi të ndërgjegjshëm sikurse biznesi është duke u përgatitur për të implementuar fiskalizimin, element teknik të fiskalizimit mund të bëjnë të mundur që të ketë një ekspozim si për bizneset ashtu edhe për administratën tatimore që të mos mundësojë zgjidhjen teknike, dhe për këtë në aspekt të planit të masave do të bëhet i mundur mos-vënia e gjobave edhe në rast se ndryshimi ligjor nuk kalon”, ka thënë Denaj.

Pak ditë më parë ishte Konfindustria që kërkoj shtyrje të afatit të fiskalizimit dhe jo vetëm të gjobave.

“Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që thelbi i aktit normativ për fiskalizimin të jetë shtyrja në kohë e zbatimit të procesit në tërësi dhe jo thjesht parashikimi i faljes së gjobave për periudhën 6 mujore korrik-dhjetor 2021”, shprehej Konfindustria.

Nga ana tjetër ministrja tha se fiskalizimin do të reduktojë informaliteti.

“Objektivi i fiskalizimit për të ulur informaliteti mbetet por rezultatet e tij nuk do të jepen brenda këtij viti, dhe nuk do të jepen totalisht të plota as në vitin e ardhshëm”, tha Denaj. 

Sipas administratës tatimore janë rreth 34 mijë biznese që fillojnë fiskalizimin nga data 1 korrik, ndërsa aktualisht janë pajisur me certifikatë elektronike 18.488 subjekte. Ndërkohë faza e parë ka nisur në 1 janar për marrëdhëniet biznes-shtet, ndërsa faza e fundit është parashikuar të filloj në 1 shtator biznes-konsumator. Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë