Skadimi i kartave të identitetit, Çuçi : Asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar! Thirrje partive politike: Nuk do të tolerohet askush që shkel rregullat anti-COVID

Skadimi i kartave të identitetit, Çuçi : Asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar! Thirrje partive politike: Nuk do të tolerohet askush që shkel rregullat anti-COVID

Ministri Bledi Çuçi

Numri i lartë i kartave të identitetit që skadojnë deri më 25 prill, datën e zgjedhjeve, po kthehet në një shqetësim shumë serioz.

I pyetur në lidhje me zgjatjen e afatit të mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 prill, ministri Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një deklaratë për mediat tha se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së. Po ashtu Çuçi garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

'Kemi marrë njoftimin që kërkojnë shtyrjen, po e shikojmë me shumë vëmendje dhe jam në kontakt me kryetarin e KQZ për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Jemi në koordinim të plotë, mund ti garantoj shqiptarët se askush nuk do të mbetet pa votuar për shkaqe që nuk varet nga to. Po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe me kompaninë e ALEAT që zgjedhësit të kenë një dokument jo vetëm si detyrim, por edhe si nevojë për të marrë shërbime. Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë.'- tha Çuçi.

Sa i përket ndëshkimit të politikanëve për respektimin e masave anti-COVID, ministri tha se nuk do të tolerohet askush.

'Kjo pyetje do të ishte në se nuk do të kishte ndëshkime. Janë çështje të organeve ligjzbatues e porosia është e qartë, askush nuk do të tolerohet nëse shkel rregullat. Është zbatimi i çdo rregulli protokolli në lidhje me këtë gjë. Përfitoj nga rasti që tu bëj thirrje kandidatëve që kanë hyrë në ethet e fushatës që të respektojnë masat.'- tha Çuçi.

Gjatë një prononcimi për gazetarët edhe kryeministri Edi Rama e la të hapur si mundësi shtyrjen e afatit të ID deri më 30 prill, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Për kreun e qeverisë, kjo është një kërkesë që bën sens pasi është në të mirë të procesit zgjedhor, e për pasojë ka deklaruar se do të shqyrtohet si mundësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit