Skadimi i kartave të identitetit, zyrat të hapura edhe këtë të shtunë

Skadimi i kartave të identitetit, zyrat të hapura edhe këtë të shtunë

Zyrë aplikimi për karta ID

Në disa qytete të vendit zyrat për aplikimin e kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë. Ministria e Brendshme ka njoftuar se shkak është fluksi i aplikimeve për karta ID është vendosur  hapja e zyrave të aplikimit në ndihmë të qytetarëve edhe këtë fundjavë. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila ka urdhëruar në kuadër të përballimit të fluksit hapjen e zyrave në qytetet kryesore të vendit si Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Prej javësh vijon hapja e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit ditët e shtuna duke bërë të mundur pajisjen e qytetarëve të cilëve nga janari i këtij viti deri në qershor i skadonin. Rreth 1.4 milion karta identiteti skadonin brenda dhe kjo mund të çonte në rrezikim të zgjedhjeve parlamentare më 30 qeshor, ndërkohë pak kohë më parë afati për skadimin e kartave u shty deri në 31 dhjetor të këtij viti.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik