Ku dhe si duhet të aplikojnë shqiptarët për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike

Ku dhe si duhet të aplikojnë shqiptarët për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike

Ministria e Brendshme ka sqaruar qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë. Të gjithë shqiptartë që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin E-Albania. Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.  Pas shqyrtimit të aplikimit, qytetarët do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit pranë zyrave të ALEAT.

"Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/

Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices ", thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë