Skadon afati, Dovrani i kërkon KLGj-së dhe tre ditë kohë për t'u përgjigjur

Skadon afati, Dovrani i kërkon KLGj-së dhe tre ditë kohë për t'u përgjigjur

Kreu i Gjykatës së Lartë njëherazi kreu i KED, Ardian Dvorani i kërkon KLGJ-së së paku edhe tre ditë kohë për t'iu përgjigjur në lidhje me mandatin e tij. Në vlerësimin e gjyqtarit Dvorani përgjigja e tij për këtë çështje s'mund të bëhet brenda dy ditëve dhe ai do të ketë argumentet e tij së shpejti.

KLGJ ka marrë në shqyrtim një kërkesë të presidentit Meta për tu shprehur për mbarimin e mandatit të Dvoranit. Kjo çështje rikthen përplasjen e presidentit Meta me kreun e KED, Dvorani për të cilin edhe SPAK ka hapur një hetim.

Në letrën e siguruar nga Report Tv, Dvorani shpreh paqartësinë e tij se përse KLGj është investuar në këtë procedurë.

"Së dyti, sikurse rezulton qartë edhe nga vetë Relacioni i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nuk kuptohet dhe nuk gjendet se çfarë natyre ka kjo çështje dhe bazuar në cilën dispozitë ligjore dhe kompetencë është investuar KLGJ për të diskutuar dhe marrë vendim. Kështu që çdo veprim i nxituar nga ana ime në dhënien e mendimit për çështjen dhe, në vlerësimin tim, çdo vendim eventual i KLGJ i marrë si në kushte të emergjencës, përveç problemeve të tjera të mundshme që mund të krijonte, do të përbënte edhe një precedent për të ardhmen. Prandaj, në vlerësimin tim koha e caktuar prej 2 ditësh, por që në fakt nga koha e marrjes në dijeni ky afat është shumë më e shkurtër, në vlerësimin tim është afat jo i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm", shkruhet në letër

Letra e Ardian Dvoranit për KLGJ siguruar nga Report TV 

Sipas relacionit të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës kuptoj se, në mbledhjen e datës 16.04.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të përfshijë në rendin e ditës të kësaj mbledhje, për diskutim, këtë shkresë të Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, nëpërmjet njoftimit tuaj të datës 27.04.2020 kuptoj se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka përgatitur një relacion dhe madje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar një mbledhje në datën 27.04.2020, në rendin e ditës së të cilës ka qenë edhe diskutimi dhe/ose vendimmarrja lidhur me problemet që ngre Presidenti i Republikës në shkresën e Tij. Në këtë mbledhje Këshilli vlerësoi të respektojë edhe të drejtën time për tu dëgjuar mbi çështjen objekt shqyrtimi, duke vendosur një afat 2 ditor për të përcjellë mendimin dhe qëndrimet e mia. 

Së pari, vlerësoj faktin që, ndonëse vetëm pas një mbledhje të dytë, Këshilli ka marrë parasysh faktin thelbësor se nuk mund të diskutohet dhe të vendoset për çështje të karrierës së një gjyqtari, pa u dëgjuar më parë dhe pa pasur paraprakisht mendimin dhe qëndrimin e tij.

Së dyti, sikurse rezulton qartë edhe nga vetë Relacioni i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nuk kuptohet dhe nuk gjendet se çfarë natyre ka kjo çështje dhe bazuar në cilën dispozitë ligjore dhe kompetencë është investuar KLGJ për të diskutuar dhe marrë vendim.

Së treti, pavarësisht nga sa më sipër, duke qenë se duket qartë se është një çështje që lidhet me statusin dhe karrierën e një gjyqtari, mbetem me shpresën që KLGJ të mbajë parasysh se duhet të garantojë që gjyqtarit, si në rastin tim, duhet ti mundësohet koha e nevojshme dhe afati i arsyeshëm për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e tij.

Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se, ndonëse nuk tregohet mbi bazën e cilit rast, procedurë dhe kompetencë po realizohet ky proces diskutimi dhe vendimmarrje, gjithsesi çështja lidhet me elementët më thelbësore kushtetues e ligjorë të statusit të një gjyqtari.

Gjithashtu, në këtë rast, përtej interesit tim konkret si gjyqtar, diskutimi dhe vendimmarrja eventuale e KLGJ duhet të kuptohet se nuk lidhet aspak vetëm me statusin tim, por lidhet me vetë kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e drejtë të Kushtetutës dhe të ligjit mbi procesin e shpalljes së konkurrimit, përzgjedhjes, propozimit dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Po kështu, ky diskutim duket se lidhet pashmangshmërisht edhe me faktin nëse vetë KLGJ dhe Presidenti kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjin në procesin që kanë ndjekur dhe përmbushur deri në emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Kështu që çdo veprim i nxituar nga ana ime në dhënien e mendimit për çështjen dhe, në vlerësimin tim, çdo vendim eventual i KLGJ i marrë si në kushte të emergjencës, përveç problemeve të tjera të mundshme që mund të krijonte, do të përbënte edhe një precedent për të ardhmen.

Prandaj, në vlerësimin tim koha e caktuar prej 2 ditësh, por që në fakt nga koha e marrjes në dijeni ky afat është shumë më e shkurtër, në vlerësimin tim është afat jo i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm, jo thjesht dhe vetëm në kuptim të nenit 53 pika 2 dh 87 të Kodit të Procedurës Administrative, por mbi të gjitha në raport me problematikën dhe pasojat serioze të çështjes së shtruar për diskutim dhe që shkon përtej prekjes ose jo të statusit tim të gjyqtarit. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 29/04/2020 20:31

    Ljo esht reforma ne drejtesi e deshtuar ku jan fshehur ambasadoret .... ahhaha o Ambasador shihni cbehet

    Përgjigju
  • Dvori: 29/04/2020 19:05

    Histori e ngaterruar, me kalime afatesh qe ne fillim, e me shkelje qe i ka evidentuar Avokati i Popullit. Me mire terhiqu, o Dvoran, e puno konsulent a dicka tjeter. Lerju radhe me te rinjve.

    Përgjigju
  • Tami: 29/04/2020 18:31

    Turi, Turhani i thote vehtes Bravo!!!! Nuk do shume mend te kuptosh qe Likefloriri nuk e do neper kembe Z. Dvoran! Ja theu njehere zemren kur mbante bllokun ne dore dhe unatciu, fshataresku Skraparli nuk ja harron.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 29/04/2020 17:37

    Like batakçiu i floririt te grabitur nga thesari shtetit shqiptar dhe i 101 bemave te tjera vrasjesh,mashtrimesh,kercenimesh e yrrneqesh kerkon shpetim duke u kapur ne fijen e kashtes kur eshte ne mes te dallgeve te egersuara te Paqesorit. Jo,jo likealiendja,likeosoja i kulles barit lahes nuk ka kush te ben derman, kurrkush,as rilindja,as rruçirama qe te kurorezuan president o lumemadh.

    Përgjigju
  • Turan: 29/04/2020 17:26

    Akoma do te rrije ky vemje???!!! Ik o kelysh e permbushe misionin

    Përgjigju
    • Turan: 29/04/2020 17:53

      Bravo

    • hahah: 29/04/2020 17:38

      Turan je klysh i Likes......vk komplet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin