Skafet, Kuvendi mban peng
moratoriumin, mbyllet sezioni

Skafet, Kuvendi mban peng <br />moratoriumin, mbyllet sezioni
Kuvendi ka bllokuar draftin për kufizimin e moratoriumit. Drafti konsensual i mazhorancës qeverisëse (Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet) ka gjetur edhe konsensusin e Partisë Socialiste, për sa i përket kufizimit të moratoriumit, duke lejuar që të lundrojnë varkat me velë dhe jahtet, duke përjashtuar skafet. Edhe pse me nismën e PD, u zbut edhe opozita, Kuvendi vazhdon ta mbajë ende peng, duke mos e kaluar në komisionet e përhershme parlamentare nismën e mazhorancës. Ndërsa sezoni turistik i verës është favorizues për përdorimin e këtyre mjeteve, Topalli mbylli punimet duke shmangur amendamentin e vet mazhorancës. Kjo i pengoi edhe për këtë vit përdoruesit e këtyre mjeteve ujore për të mos qarkulluar. Në qershorin e vitit të ardhshëm skadon edhe afati i moratoriumit i vendosur në 2006. Të pyetur deputetë nismëtar nga mazhoranca qeverisëse, treguan optimizëm duke pohuar se "vitin tjetër do të shfuqizohet moratoiumi i skafeve", ndaj nuk këmbngulën për ta diskutuar.

DRAFI I MAZHORANCES
Deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka si dhe deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri kanë propozuar një amendament dy muaj më parë për kufizimin e moratoriumit. Me këtë nismë lejoheshin të qarkullonin në det jahtet dhe varkat me velë, ndërsa përjashtonin skafet. Ky lloj kufizimi, sipas mazhorancës respekton përdoruesit e këtyre mjeteve motorike, si dhe parandalon trafikun nëpërmjet skafeve. Ndërkohë, në emër të demokratëve, nën/kryetari i grupit Edi Paloka theksoi se kalimi më parë në Komisionin e Ligjeve të këtyre amendamenteve dhe të gjithë moratoriumit në tërësi dhe më pas në Parlament, është bërë për të mirën e opozitës, por sipas tij kjo e fundit nuk e pranon edhe kur është në favor të saj. " Unë kam qenë për tu diskutuar nisma e PS lidhur me moratoriumin e skafeve. Unë si relatori dhe nënkryetar i grupit dua të sqaroj se në komisionin e ligjeve e kemi hedhur poshtë këtë nismë, por siç thatë dhe ju, janë hedhur poshtë se ndryshe nga qëndrimi që kemi mbajtur kërkon një zbutje të moratoriumit. Kemi vendosur që më parë të kalojë në komisionin e ligjeve pastaj në seancë", theksoi Paloka.

DRAFTI I PS

Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur në muajin maj nismën për shfyqëzimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Nisma është hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaci, ndërsa u firmos nga të gjithë deputetët socialistë dhe do të dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë. Nisma e PS-së pason atë të qeverisë e cila ka paraqitur në Kuvend një p/ligj për portet turistike. Për socialistët ligji i qeverisë është nga më antikombëtarët sëbashku me marrëveshjen detare. "Është një ligj që nuk favorizon zhvillimin e turizmit por e shkatërron atë" , u shpreh deputeti Gaçi. Ky draft i diskutuar në komisionin parlamentar të Sigurisë dhe në atë të Ligjeve është hedhur poshtë nga mazhoranca qeverisëse, me pretendimin se do të fillojë trafikku i qënieve njerëzore, që sipas PD, me vendosjen e moraturiummit janë parandaluar. Ligji për moratorumin e skafeve u miratua nga Qeveria në vitin 2006 dhe skadon në vitin 2013. Ligji ka dhënë efekte pozitive përsa i takon trafikut klandestin përmes transportit detar.

Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës