Tirane- I konsideruar si një nga personat më të shumëkërkuar të SPAK, i cili prej i fshihej drejtësisë, Marklen Haka doli sot para Gjykatës së Posaçme, për verifikim të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.
33-vjeçari nga Nikla akuzohet si pjesëmarrës në vitin 2020 në atentatin ndaj Durim Bamit, ku sipas SPAK ka dhënë detaje për lëvizjen dhe vendodhjen e tij, të gjitha këto të zberthyera nga bisedat ne aplikacionin SKY ECC
Haka ka mohuar në gjykatë akuzat e SPAK. Nëpërmjet avokatit të tij Erjon Kullolli ai ka pretenduar se nuk ka konflikte me njëri dhe as me Durim Bamin dhe ditën kur ka ndodhur atentati ndaj Bamit ai ka qenë disa kilometra larg Fushë Krujes .
Gjithashtu Marklen Haka ka pretenduar se nuk ka përdorur aplikacion SKAY dhe gjatë kësaj periudhe dhe dyshohej se fshihej në Dubai që ka qënë në kerkim nuk është larguar nga Shqipëria. Arrestimi i Marklen Hakës u bë disa ditë më parë pas informacioneve te marra në rruge operative nga policia. Marklen Haka, ka qenë në oborrin e banesës ku fshihej kur i janë vënë prangat. Për shkak se ishte shpallur në kërkim, Haka jetonte i fshehur, dhe arrestimi i tij u krye më 6 shtator 2024, në një banesë të të afërmit të tij, ku janë gjetur dhe armë.
Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit , kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sigurim i kushteve për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në ish-Bllok, por u lirua për mungesë provash. Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati në hyrje të Niklës në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull. Në shtator 2019 iu bë atentat, ku për fat të keq në atë kohë viktimë mbeti halla e tij. Në janar 2022 u prangos nga RENEA pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por edhe atëherë, u lirua.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27