Skandal,Duka me paratë e FSHF
paguan kredinë e klubit privat

Skandal,Duka me paratë e FSHF<br />paguan kredinë e klubit privat<br>
Nuk kanë të mbaruar skandalet që po zbulohen dita ditës për mënyrën se si Federata shqiptare e Futbollit është drejtuar nga kreu i saj Armand Duka. Mesa duket Duka e konsideron FSHF-në thjesht si një nga bizneset e tija private, ndaj nuk ka se si të shpjegohet ndryshe përdorimi i fondeve financiare nga kjo federatë nga presidenti i saj për të shlyer borxhin e një individi privat ndaj një banke të niveli të dytë. 

Sipas dokumentin që “Shqiptarja.com” disponon Duka ka marrë 130 mijë euro nga fondet e federatës të cilat i ka përdorur për të shlyer borxhin që Arben Laze, një nga aksionerët krysorë të KF Elbasanit i kishte një banke të nivelit të dytë në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të 2017, kur Arben Laze që zotëronte 46% të aksioneve të klubit të Elbasanit kishte rënë dakord për t’i shitur ato tek një kompanie angleze “Manchester Group”.

Por, edhe pse Laze i zotëronte ato aksione ky transaksion nuk mund të kryhej pasi aksionet ishin të bllokuara nga një bankë e nivelit të dytë për arsye se Laze nuk kishte shlyer një kredi pranë kësaj banke. Këtu del në skenë Armand Duka që ofron me bujari pagesën e kësaj kredie nga paratë e federatës, duke dalë garant për një subjekt privat, i cili do të krynte një transaksion financiar për përftim personal.

Sipas kontratës të shit-blerjes së aksioneve nga Arben Laze tek kompania angleze, që “Shqiptarja.com” publikon sot ekskluzivisht, Duka ka futur në këtë marrëveshje edhe FSHF-në si palë garantuese. “Për efekt të zhbllokimit të aksioneve të shitësit, FSHF do ti paguajë Bankës ….130 mijë euro që përbën shumën e kredisë së negociuar midis shitësit e bankës”, thuhet tekstualisht në pikë 3.2 të nenit 3 të kësaj kontrate.

Pas kësaj garancie kompania angleze ka blerë 46% të aksioneve të KF Elbasanit nga Arben Laze për shumën e 499 mijë eurove. Pas këtij transaksioni kompanie angleze “Manchester Group” është shndërruar në aksioneren e vetme me 100% të klubit të Elbasanit, duke u shndërruar realisht në pronaren e tij.

Sipas firmës që është në fund të kontratës më 3 gusht 2017 vetë Armand Duka është paraqitur përballë noteres duke firmosur kontratën. Parimisht duke qenë se bëhet fjalë për një klub futbolli mund të thuhet se kreu i FSHF ka ndërhyrë në të mirë të Elbasanit. Por duke parë shumën e madhe që ka përfituar aksioneri që i shiste pse duhej të dilte garant FSHF për një transaksion provat financiar fitmiprurës për një palë.

Ka shumë institucione financiare që janë të specializuara në këtë fushë, ndërsa FSHF është një OJF që ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e organizimin e lojës së futbollit dhe jo për përfitimiet individuale financiare të personave të ndryshëm që mund të përfshihen në të. Gjithshtu me çfarë tagri Armand Duka përdor në kokë të tij fondet e përbashkëta të Federatës pa asnjë vendimmarrje nga organet kolegjiale të këtij institucioni. Dhe për më tepër si mund të përdoren fondet e të gjithë klubeve për të favorizuar financiarisht transaksionin privat të një klubi, kushdo qoftë ky, pa miratimin e Asamblesë.

dokument 1

dokument 2

dokument 3

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!