Skandal me mbetjet spitalore/ Për 8 vjet bëri sikur i ricikloi, mori pjesë në garën për 200 tendera me dokumente të rreme! Arrestohet (EMRI)

Tirane- Për afo 8 vite ka mashtruar se kishte paisje për të trajtuar mbetjet spitalore duke paraqitur dokumenta të fallsifikuara por është arrestuar nga policia me urdhër  të Prokurorisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Elvis Mirin, masa ndaj të cilit është ekzekutuar menjëhere.

Ai akuzohet për  falsifikim  të dokumentave dhe dëmeve në mjedis, ndërsa janë në  hetim edhe disa inspektorë publikë qe e kanë mbuluar aktivitetin e tij.  Sipas organit të akuzës Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë, nga të cilat ka fituar 71.

Ai ka pretenduar se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.  

Prokuroria bën me dije se për të kryer këtë procedurë  nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Por edhe pse nuk i kishte këto pajisje Ervis Miri për 8 vite ka marrë pjesë në gara dhe ka fituar tendera.

"Rezulton e provuar se personi nën hetim Elvis Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë. Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi Elvis Miri, në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024" informoi sot prokuroria e Tiranës.

 Sipas akuzës inspektorët shteterorë që kanë pasur për detyrë ta kontrollonin aktivitetin e tij e kanë fshehur faktin.  Prokuroria thotë se po vazhdojnë hetimet në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, ekpertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite.
Njoftimi i prokurorisë

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jetnor: 06/06/2024 17:12

    Te paret duhen arrestuar dhe dënuar rrepte inspektoret publik dhe shefat e tyre sepse dihet qe ky Elvis Miri mafioz eshte.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/06/2024 14:02

    Ne sikur jemi Ministri Mjedisi? Eshte nje fare Mirela Kumbaro Furxhi qe vjedh dhe dietat jo me te tjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas