Skandali me mbetjet spitalore/ 'Vale Recycling' pa pajisje, fitoi tender me spitalin e Beratit, me dokumente të një shoqërie tjetër! S’i asgjësoi dëmtoi mjedisin

Tirane- Detaje të reja në kuadër të operacionit “Recycling’ lidhur me skandalin e zbuluar në trajtimin e mbetjeve spitalore në kuadër të të cilit është arrestuar Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk.

Ndaj Elvis Mirit banues në Krujë, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kishte firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërkohë janë pezulluar nga detyra 8 inspektorë të shtetit si dhe detyrim me paraqitje është dhënë për 2 administratorë  firmash private

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera për riciklim të mbetjeve spitalore duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e Elvis Mirit, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara përfitoi tendera në vlerë mbi 65 milionë lekë nga një sërë spitalesh publike.  Miri dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për pasjen në zotërim të një autoklave Econos Tsc 150, të specializuar në përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërkohë që nuk e kishte këtë paisje në punë.

“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Masat e sigurisë të ekzekutuara

 "Arrest në burg", për shtetasin Elvis Miri, 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Aktivitetet e rrezikshme”;    

 "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen Elidiana Shehu, 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin Laert Shehu, 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;  

 "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit Jorida Shabaku, 35 vjeçe, Edmond Palushi, 59 vjeç, Arben Marku, 53 vjeç, Norbert Dacaj, 42 vjeç, Alba Kurti, 39 vjeçe, Besarta Leka, 30 vjeçe, Ilir Bardha, 48 vjeç dhe Kejdi Ahmetaj, 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)