Nadhim Zahawi është shkarkuar nga posti i ministrit të Financave në qeverinë britanike pasi një hetim i kryer nga këshilltari i etikës së kryeministrit Rishi Sunak zbuloi se Zahawi kishte bërë në mënyrën sesi i ka menaxhuar çështjet e tij tatimore.
Kryeministri Rishi Sunak, tha se hetimi tregoi se kishte pasur shkelje serioze të kodit ministror.
Ai i kishte kërkuar Sir Laurie Magnus të hetonte pasi doli që Zahawi i kishte paguar një gjobë HMRC-së gjatë kohës që ishte kancelar, për tatimin e papaguar më parë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sir Laurie doli në përfundimin se ministri nuk kishte qenë transparent lidhur me financat e tij.
Në një letër drejtuar Zahawi, z. Sunak shkroi: "Si rezultat, ju kam informuar për vendimin tim për t'ju larguar nga posti juaj në qeveri".
Në përgjigje, Zahawi falënderoj kryeministrin dhe tha se ai ndihej krenar për arritjet e tij në qeveri - duke theksuar numrin e lartë të personave të vaksinuar por nuk foli për çështjet e tij tatimore dhe as nuk kërkoi falje.
Ai premtoi se do ta mbështesë kryeministrin në vitet e ardhshme. Kujtojmë se Zahawi e mori postin e tij në mbyllje të qeverisjes së Boris Johnson, në korrik të vitit të kaluar.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)