Skandal në tekstet shkollore:
Kosova nuk është e pavarur!

Vazhdojnë skandalet me tekstet shkollore të Republikës së Kosovës. Një i tillë është edhe në Librin e Sociologjisë për klasat e 12-të. Në këtë libër shkruan se si Kosova ende qenka nën administrimin e UNMIK-ut, edhe pse Kosova e ka shpallur pavarësinë që gati 10 vjet.

“… Kosova është në një proces kompleks të transformimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Vendi ynë është vënë nën Administratën e Përkohshme Ndërkombëtare me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor 1999”, shkruan në Sociologjinë e klasës 12-të, raporton. Po ashtu, aty shkruan se si në Kosovë institucionet vendore veprojnë në pajtim me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme. 

lajmi.net
(Teksti i sociologjisë)

Prej 9 vitesh me shpalljen e pavarësisë në Kosovë, më 17 shkurt 2008 ka pushuar së funksionuari Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut, si dhe institucionet tjera që i kishte themeluar administrata ndërkombëtare. Në këtë tekst po ashtu flitet edhe për Përfaqësuesin Special të OKB-së bë Kosovë, i cili, thuhet aty, ka kompetenca të rezervuara (të pakontestueshme). Duhet të theksojmë faktin se ka kohë që kanë marrë fund kompetencat e kryeadministratorit të Kosovës./marrë nga lajmi.net

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen