Pas një hetimi, rezulton se diplomati Dashnor Ibra, sekretar i dytë i ambasadës shqiptare në kryeqytetin italian, nëpërmjet funksionit të tij shtetëror ka bërë kërkesë zyrtare që t’i jepet leja e qëndrimit në Itali, kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes, Lulzim Ndreu.
Deri këtu çështja do të ishte thjesht një rutinë ndërhyrjesh për sistemimin e familjarëve. Por problemi është se z.Ndreu është dënuar si pjesë e grupi kriminal shqiptaro-italian që merrej me trafik droge nga Shqipëria dhe shpërndahej nëpër Itali, por edhe jashtë Apenineve.
Sipas njoftimeve të shtypit të karabinierisë, pasqyruar edhe në mediat vendase të kohës (http://www.romadailynews.it/cronaca/traffico-di-droga-tra-roma-e-terni-9-arresti-035189), më 2 gusht 2011 u arrestuan mes Ternit dhe Romës 9 persona, mes tyre 6 shqiptarë. U hapën hetime edhe për 16 të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 35 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.
Hetimet kishin nisur në vitin 2009, kur Ndreu mbërriti në Itali dhe mori leje qëndrimi. Droga (kryesisht kokainë, thuhet në raportimet e kohës) sillej përmes detit nga Shqipëria, dhe Lulzim Ndreu, ndër të arrestuarit, konsiderohej “furnitori roman” i drogës. Në shtëpinë e tij në Ciampino u gjet dhe sasia e marijuanës.
Dichiarazione di ospitalitaÌ Në 17 nëntor të 2011, mediat italiane (terninrete.it) japin edhe dënimin e parë të këtij grupi, atë për Lulzim Ndreun, që përmes avokatit të tij arriti një marrëveshje për 4 vjet e 8 muaj burgim të kushtëzuar (reclusione) që u transformua në burgim me kusht.
Avokati i fortë i Ndreut apo rrethana të tjera të panjohura, gjithsesi bënë që ai të figurojë i ardhur në Shqipëri pak kohë më pas. Në çfarë cilësish? Ndreu rezulton si administrator i përgjithshëm i një universiteti privat, në ceremoninë e hapjes së kampusit të të cilit mori pjesë dhe kryeministri Berisha, në mars 2013. Këtë ilustrojnë edhe fotot që mund të gjenden në rrjet, ashtu si dhe të tjera me Lulzim Bashën.
Sërish në Itali
Pas skanimit të shkollave të larta private në vend, mesa duket Ndreu nuk gjeti më hapësira në Tiranë dhe kthimi në Itali ishte rruga më e mirë. Në këtë moment, hyn në lojë sekretari i dytë i ambasadës sonë prej disa vitesh, Dashnor Ibra, dhe bashkëshortja e tij, motra e Ndreut, Lozana Ndreu. I pari i bën një
Çifti Ibra-Ndreu
kërkesë zyrtare zyrës së emigracionit në Kuesturën e Romës, duke theksuar cilësinë e tij diplomatike. Kërkon me shumë delikatesë t’i rinovohet leja e qëndrimit qytetarit Ndreu, megjithë gabimin “e përfshirjes për herë të parë dhe të vetme në jetën e tij, në aktivitete të paligjshme”. Ibra citon edhe nevojën e fëmijës së vogël të kunatit, lindur dhe rritur në Itali, për praninë e babait. E motra plotëson në datën 1 shtator 2014 deklaratën e strehimit për Ndreun, dhe adresa është selia e ambasadës në rrugën Eritrea 34.
Ku qëndron skandali
Mes disa përfaqësive tona diplomatike, ajo e Italisë shquhet për rrumpallën që e ka karakterizuar gjatë viteve në fundit. Në vitin 2008 në një makinë me targa diplomatike shqiptare, u kap në Itali Arsen Selmanllari, në posedim të 1 kg kokainë. Ai deklaroi se ishte shofer në ambasadë.
Aktualisht, shteti shqiptar është duke paguar për qëndrim në banesat diplomatike në Itali, një individ të dënuar për drogë në atë vend. Nuk ka asnjë kufizim që Lulzim Ndreu të përdorë makinën me targadiplomatike të kunatit. Me një staf që (si edhe në përfaqësi të tjera) është nomenklaturë miqësish e nipërish e mbesash nga Tirana politike, rasti i fundit i Ambasadës së Romës i vë një vulë të freskët turpeve tona diplomatike.
Në këtë mes duhet sqaruar se nuk ka asgjë paragjykuese për individin; qytetari Lulzim Ndreu ka çdo të drejtë të kërkojë të nisë jetën nga e para, qoftë ose jo fjala për “një gabim të parë dhe të fundit”. Nga ana tjetër, kuestura e Romës mund të ketë njëmijë arsye për ta pranuar ose refuzuar kërkesën e një qytetari për leje qëndrimi.
Por nëse stafi kryesor i ambasadës ndërhyn për të sistemuar familjarë të kapur dhe dënuar me drogë, që karabinieria italiane i përshkruan si grup kriminal i hetuar për 2 vjet që sillte substanca narkotike, kryesisht kokainë, nga Shqipëria; atëherë çfarë duhet të mendojnë qytetarët, emigrantët, njerëzit e thjeshtë që shohin sesi vazhdon të funksionojë shteti, pra dhe diplomacia shqiptare?
Ku ishte? Hiçgjëkundi
Këtu vijmë në një problem jo më mikro, por makro. Nuk është vetëm Italia, dhe as rasti i vetëm që është përfolur këto vite në shtyp për veprimtari “anësore” shumë fitimprurëse por dhe shumë të paligjshme nën petkun e diplomacisë sonë. Ajo që të befason, është qeveria aktuale që nuk po lëviz asgjë edhe në këtë drejtim. Madje i ka dobësuar me ligj edhe kriteret e emërimeve të reja në ambasada.
Por kryefjala është pandëshkueshmëria. Vetë sekretari Ibra ka me vite të tëra në Romë, dhe këtu nuk është çështja se universitetin privat të kunatit të dënuar për drogë, e inauguroi apo jo Berisha me Bashën. Çështja është se minimalisht, për ngjarje të kësaj natyre këta zyrtarë ndërrojnë vend dhe pozicion, për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga fytyra e shtetit. Por mesa duket, sidomos ambasada jonë në Romë është principatë e pavarur. Ose qeveria e re po i mbetet besnike parimit të vjetër, “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”.
Reagon ministria
Nëpërmjet një email-i MPJ sqaron: “Ministria e Punëve të Jashtme falënderon Gazetën “Dita” për denoncimin e kryer mbi një implikim të mundshëm të Ambasadës sonë në Romë. MPJ dëshiron të njoftojë opinionin publik se ka nisur një hetim të brendshëm konform praktikës për të zbardhur të gjitha rrethanat e çështjes dhe për të kërkuar të gjitha përgjegjësitë ndaj zyrtarëve që mund të jenë implikuar në këtë çështje. Opinioni publik do të mbahet i informuar në vijimësi për masat e ndërmarra”. /Marrë nga "Dita"/
Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com