Skandal në burgjet e Britanisë së Madhe, të burgosurit shqiptarë komunikojnë me celularë dhe hedhin video në Facebook

Skandal në burgjet e Britanisë së Madhe, të burgosurit shqiptarë komunikojnë me celularë dhe hedhin video në Facebook

Një investigim i DailyMail ka hedhur dritë mbi atë çfarë ndodh në brendësi të qelive të burgjeve britanike.

Të burgosurit shqiptarë dhe baronet e drogës komunikojnë me celularë dhe hedhin në rrjetin social Facebook video, duke u tallur me investimin prej 100 milion paund të qeverisë së Johnson.

Të burgosurit komunikojnë thuajse të pashqetësuar me antarët e tjerë të karteleve të kokainës, pavarësisht masave të marra nga institucionet përkatëse.

Sipas investigimit të DailyMail, vetëm muajin e fundit janë zbuluar të paktën shtatë të burgosur që përdorin telefona celularë dhe azhornojnë postimet në mediat sociale.

Njëri prej të përfshirëve në skandal, është një baron droge i cili ka shërbyer për 12 vjet si shpërndarës kokaine dhe kanabis, me vlerë miliona dollarë.

Videot live brenda qelive, janë klikuar nga më shumë se 70,000 njerëz.

Në një ‘shfaqje’ të quajtur "Cell on Fire" javën e kaluar, njëri prej të burgosurve filmoi veten dhe të burgosurit e tjerë duke kërcyer, duke qeshur, dhe duke u mburrur përpara ndjekësve të tyre.

Një prej të burgosurve, i dënuar me 9 vite burg, ka pranuar ti deklarojë gazetës prestigjoze se kishte blerë prej një ‘bashkëpunëtori’ jashtë burgut, telefonin cellular për një vlerë prej 1.500 paund.

Një tjetër i burgosur në një burg të kategorisë C, ka pranuar se e përdor telefonin e tij për të kontaktuar me një tjetër të dyshuar për veprimtari kriminale jashtë qelive përmes mediave sociale.

Dhe një tjetër ‘baron’ i rrezikshëm I burgosur, anëtarë i një bande kriminale, I pranoi gazetarit të Daily Mail, se ka 6 vite që komunikon me cellular. Hera e fundit, sipas tij, ka qënë në festën e Bajramit.

100 milionët e akorduar nga Boris Johnson për të ‘shëruar plagën’ e telefonave celularë dhe ‘ilaçeve’ që nxisin krimin dhe çrregullimet në burgje, duket se kanë shkuar dëm.

Ministri i burgjeve Lucy Frazer tha javën e kaluar se problemi i telefonave celular është "përmirësuar" për shkak reagimit të ashpër të qeverisë. “Shumë celularë janë konfiskuar dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime që përfshijnë kohë shtesë pas hekurave” – tha Lucy Frazer.

Të burgosurit i postojnë videot e tyre në Facebook në adresën e quajtur ‘The Best’, e cili ka mbi 70,000 ndjekës.

Bosi i kokainës Ndricim Musaj, u dënua me 9 vite burg në gusht të vitit 2016 pasi agjentët e policisë I sekuestruan një mitraloz dhe drogë me vlerë prej 6.4 milion paund pas një operacioni dramatic, ku gjatë ndjekjes ai përfundoi brenda një dyqani me gjithë makinë.

Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook, i ulur në një stol në kopshtin e burgut në Highpoint. "ndjehem mirë" – shkruante Ndricim Musaj në postim.

Musaj I tha gazetarit investigative se ishte ‘krenar që ishte dënuar për drogë’.

Një zëdhënës i Shërbimit Penitencial i tha Daily Mail se: "Kjo sjellje nuk do të tolerohet më dhe njerëzit e përfshirë do të ndëshkohen. Qeveria është e vendosur të rindërtojë besimin në sistemin e drejtësisë".

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 02/09/2019 16:59

    Per te ardhur keq,por me ne fund jane me te mire nga politikanet,prokuroret,gjyqtaret dhe nje pjese e administrates qe nuk zgjidhin problemet sa tu gjesh njeriun e duhur per pagesen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan