Skandal në Ekuador, deputetët dhe ministrat akuzohen se janë të lidhur me mafien shqiptare

Skandal në Ekuador, deputetët dhe ministrat akuzohen se janë të lidhur me mafien shqiptare

Parlamenti ekuadorian

Ligjvënësit ekuadorianë janë akuzuar se kanë lidhje me kompani të lidhura me mafien shqiptare. Një anëtar i Asamblesë Kombëtare (Parlamentit), Ricardo Vanegas zbuloi emrat e përfshirë, Dalton Bacigalupo dhe Xavier Santos , Fernando Cedeño , Carlos Bergman, Tanlly Vera, Hugo Cruz, Daniel Mendoza, Maria Cristina Alvarez Valverde dhe Mariano Zambrano. Po ashtu përmendi edhe ministrin aktual të Transportit, Dario Herrera.

Pjesa më e madhe kanë mohuar lidhjet me kompanitë shqiptare duke thënë se duhet të nisin hetimet për këto cështje. Ka dyshime se Vanegas do të largojë vëmendjen nga presidenti Guillermo Lasso, kunati i të cilit kishte lidhje me shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, sipas audios dhe dokumenteve.

Po ashtu ka prova që presidenti i dinte këto lidhje dhe nuk bëri asgjë për këtë. Vanegas tha se deputetët dolën të përfshirë pas deklasifikimit nga Asambleja Kombëtare (Parlamenti) të dokumenteve nga Mbikëqyrja e Kompanive.

Vanegas sqaroi se Mbikëqyrja informoi Kuvendin se shqiptarët erdhën në Ekuador, në provincën e Guayas dhe blenë aksione në disa kompani dhe u bënë aksionerë të këtyre kompanive dhe më pas filluan të krijojnë kompanitë e tyre. Më pas shqiptarët, shtoi ligjvënësi, filluan të shesin aksionet e këtyre kompanive të krijuara dhe u shfaqën si partnerë biznesi. Disa prej kompanive janë të përkushtuara për prodhimin dhe tregtimin e kanabisit.

Sipas raportit të Mbikëqyrjes, ka disa dokumente që tregojnë se ka kryesisht kompani nga sektori i ndërtimit, por ka edhe nga zona e peshkimit dhe që kanë të bëjnë me prodhimin dhe kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore apo terapeutike. Kompanitë me lidhje direkte ose indirekte me shtetas shqiptarë janë vetëm në provincën e Manabí do të arrinin në më shumë se 306.

Në njërën prej tyre, me vendndodhje në Cotopaxi, si administrator dhe aksioner shfaqet një shqiptar. Ky shtetas figuron edhe si aksioner apo administrator i 14 kompanive të tjera. Përveç kësaj, në disa prej këtyre kompanive ai ishte i lidhur me Rubén Cherres. Kjo kompani shet kanabis dhe ka lidhje me të paktën 14 kompani të tjera. Prania e shqiptarëve në Ekuador është rritur gjatë viteve të fundit.

Më herët, mediat vendase publikuan detaje të cilat tregonin sesi anëtarë të mafias shqiptare në Ekuador, nëpërmjet Ruben Cherrez dhe kunatit të presidentit të vendit, tentuan të ndërhyjnë në emërimet e ministrave. 

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë