Skandal në kampionatin europian të peshëngritjes, Azerbajxhani tërheq ekipin pas djegies së flamurit

Skandal në kampionatin europian të peshëngritjes, Azerbajxhani tërheq ekipin pas djegies së flamurit

Djegia e flamurit të Azerbajxhanit

Kampionati europian i peshëngritjes është përfshirë nga një skandal. Gjatë eventit që po mbahej në Jerevan të Armenisë një person nga publiku është afruar tek flamuri i Azerbajxhanit dhe i ka vënë flakën. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri i Armenisë.

Pas këtij veprimi, Azerbajxhani tërhoqi ekipin kombëtar të peshëngritjes. Ngjarja u konsiderua si skandal me prapavijë politike dhe qeveria armene u kritikua si përgjegjëse. Sipas mediave të huaja, autori u identifikua dhe u arrestua më pas nga policia.

Ky incident vjen pak ditë pas përshkallëzimit të situatës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ku mbetën të vdekur shtatë persona si pasojë e një përplsje të armatosur në një zonë kufitare.  Arsyeja e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit qëndron në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Pjesë e këtij eventi europian është dhe kombëtarja shqiptare e peshëngritjes. Siç shihet edhe në foto, pranë flamurit azerbajxhanas, ka qenë edhe ai kuqezi. Kuqezinjtë përfaqësohen me shtatë sportistë në pesha të ndryshme.

Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj janë pretendentë për zonën e medaljeve. Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e hapjes ku skuadrat janë prezantuar me radhë

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja