Skandal në Kinë, sekuestrohen 3 mijë doza false të vaksinës anti-COVID

Skandal në Kinë, sekuestrohen 3 mijë doza false të vaksinës anti-COVID

Foto ilustruese të vaksinës anti-COVID

KINË- Policia kineze arrestoi më shumë se 80 persona dhe konfiskoi mbi 3 mijë doza false të vaksinës COVID-19 si pjesë e një fushate për të luftuar krimet e lidhura me vaksinat.

Të dyshuarit kanë mashtruar që prej shtatorit të vitit të kaluar. Dozat false të vaksinave janë gjetur tashmë. 

Sipas mediave vendase, dyshohet se personat në fjalë kanë krijuar këto vaksina duke injektuar kripëra në brendësi të tyre, me qëllim për ti dërguar jashtë vendin, por nuk është bërë ende me dije se në cilin.

Operacioni policor u krye nga policia në shumë vende duke përfshirë Pekinin, Shangai dhe provincën lindore të Shandong.

Ndërkohë vaksinimi kundër koornavirusit ka nisur në shumicën e vendeve evropiane me qëllim fundin e pandemisë së COVID-19.

Vaksina kineze Sinopharm është një ndër vaksinat anti-COVID, e cila furnizon disa vend në botë, ajo kohët e fundit është fuqizuar edhe më shumë për shkak të mungesës së prodhimit të vaksinave nga disa kompani farmaceutike të tjera.

Numri total i infektimeve nga virusi ka shkuar 89,594, ndërkohë që ai i viktimave është 4,636 në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga autoritetet përkatëse në vend. Megjithatë Kina është akuzuar shpesh se nuk ka publikuar shifrat reale të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Sipas një studimi të publikuar pak kohë më parë në qytetin ku është shfaqur rasti i parë me COVID-19, Wuhan, ka rezultuar se rastet e infektimeve janë 10 herë më të larta nga ato të publikuarat.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi