Skandal në La Liga, Rayo Vallecano flet për trukimin e ndeshjes

Skandal në La Liga, Rayo Vallecano flet për trukimin e ndeshjes

Sevilla 0-1 Cadiz

Skuadra ku luan Ivan Balliu, mbrojtësi i Kombëtares, Rayo Vallecano është duke bërtitur një skandal të madh në futbollin spanjoll. Sipas Vallecanos ndeshja Sevilla 0-1 Cadiz e mesjavës ishte e trukuar, me sfidën që u vendos në fundin e lojës.

Cadizit i duheshin tri pikë për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës dy javë nga fundi i kampionatit, ndërsa Sevilla është e qetë në mesin e tabelës. Tanimë Mundo Deportivo, duke iu referuar gazetarit Pedro Morata bën me dije se Vallecano është ankuar në La Liga, me dyshimet për një trukim të mundshëm.

Vallecano bazohet te një agjent i lojtarit që luante në ndeshje, i cili 48 orë para sfidës kishte thënë se Cadiz do merrte tri pikë. Ky ishte alarmi i ngritur para ndeshjes, që në fund rezultati i saktë.

Tanimë tri pikët e Cadiz kanë ngritur dyshime për trukim në La Liga, me hetimet që do duhet të zbardhin të vërtetën. E gjithë bëhet pasi Cadiz rrezikon mbijetesën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat