Arsenal fitoi 0-3 me Oxford United të hënë, me Topçinjtë që kalojnë pa shumë kokëçarje në raundin e tretë të FA Cup. Veç kalimit të turit, skuadrat janë nën hetim për vendosje të dyshimta të basteve.
Federata Angleze do hetojë akuzat për modele të dyshimta bastesh gjatë ndeshjes, me pretendimet e para të FA që u raportuan nga Mail Online. Hetimi është fokusuar tek kartoni i verdhë i futbollistit të Oxfordit, Kieron Brown, teksa ishin vendosur shuma të mëdha për një variant të tillë.
Në një deklaratë të Oxfordit thuhet: "Oxford United mund të konfirmojë se jemi janë vënë në dijeni për një pretendim specifik për baste të parregullta rreth ndeshjes sonë të Emirates FA Cup kundër Arsenalit të hënën në mbrëmje. Klubi do të bashkëpunojë plotësisht për çdo hetim dhe për sa kohë diçka e tillë të vijojë ne nuk do bëjmë anjë koment".