Eleminimi i Paris Saint Germanin nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të hidhur për të gjithë tifozët dhe mbështetësit e tyre në ‘Parc de Princes’. Gazetari sportiv, Romain Molina ka siguruar se një prej lojtarëve të PSG-së, ka qenë në një klub nate të hënën ndërkohë që ndeshja me Bayernin u luajt të mërkurën.
Sipas Molinës, një prej lojtarëve të formacionit titullar, ka qenë në një klub nate deri në orën 6:00 të mëngjesit dhe më pas ka shkuar i dehur në shtëpi.
Autori i librit “La Mano Negra”, për anën e errët të futbollit, siguron gjithashtu se PSG ka paguar disa herë paparacët në mënyrë që fotot komprometuese të disa lojtarëve të mos transmetohen në shtyp.
Formacioni fillestar i PSG-së në Mynih ishte: Donnarumma, Marquinhos, Ramos, Danilo, Hakimi, Mendes, Verratti, Ruiz, Ferreira, Mbappe, Messi.