Skandal në QSUT, Kosova shton
nga 16 në 52, shefat e Shërbimit

Skandal në QSUT, Kosova shton<br />nga 16 në 52, shefat e Shërbimit
TIRANE - Ka prodhuar një situatë kaosi në QSUT, urdhri i ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova. Ministri, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave, ka kthyer në detyrë 52 shefa shërbimesh. Tani janë në detyrë, 2 shefa shërbimesh njëkohësisht dhe me një urdhër të ministrit, reforma e shëndetësisë është kthyer aty ku ishte një vit më parë.

Konsiderohet si një skandal politik në strukturat më të larta të mjekësisë shqiptare, vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova. Në datën 30 prill, ministri ka vendosur të rikthejë në detyrë 52 ish-shefa shërbimesh, pasi këta të fundit ishin zëvëndësuar nga riorganizimi i kryer për të përmirësuar strukturën. Në fakt QSUT kishte reduktuar në 16 numrin e shefave të shërbimeve spitalorë dhe ata ishin përzgjedhur nga një procedurë e miratuar dhe nga këshilli i Ministrave.

Ministri Kosova atëherë kishte garuar gjithashtu për një post si shef shërbimesh, por mosplotësimi i kritereve e ka përjashtuar atë. Tanshmë ministër, Halim Kosova po hakmerret, thonë mjekët që janë të indinjuar nga veprimi i tij. Urdhëri i ministrit për ndryshime rrëzon dhe një VKM.

Një vit më parë kur u përcaktua reforma në QSUT u krijua dhe një komision i posaçëm që do përzgjidhte nga dy kandidatura për çdo shërbim spitalor. Këto kandidatura më pas i kalonin bordit të emrimit që përbëhet nga ministri i Shëndetësisë, rektori i Universitetit te Mjekësisë, Dekani i po këtij universiteti, kreu i Këshillit Mjeksor dhe kreu i Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Ky bord ka përcaktuar dhe 16 shefat e rinj të shërbimeve në QSUT.

Reforma përcaktonte, duke u mbështetur dhe nga VKM-ja 771, se një shërbim shëndetësor duhet të kishte të paktën tre klinika të përafërta, katër mjekë personel pedagogjik (dy prej të cilëve me grada shkencore) dhe shfrytëzim shtretërish në masën 85 %. Rikthimi në detyrë sipas modelit të vjetër i bërë më urdhërin e ministrit nuk respekton këto kritere në të paktën 20 shefa shërbimesh.

Ndërkohë, Urdhri ka krijuar një situatë të tillë ku drejtuesit e vjetër kundërshtojnë largimin, ndërsa ata që kanë qënë më herët nuk janë emëruar ende zyrtarshit, duke krijuar një ngërç në këto shërbime sidomos në protokollin e mjekimeve. Urdhri i ministrit citon Kushtetutën, disa ndyshime të ligjit për arsimin e lartë dhe atë të krijimit të një Universiteti të Lartë të Mjekësisë.

Burime nga ministria e mjekësisë thonë se 16 shefat e shërbimeve në detyrë nuk kanë dorëzuar dosjen e dokumentacionit të tyre pranë bordit që i përzgjodhi. Vetë ministri nuk i është përgjigjur kërkesës së "A1 Report!" lidhur me çështjen, ndërsa pritet të sqarohet se çfarë do ndodhë me shefat e shërbimeve në QSUT.

Dokumenti i Urdhërit të Ministrit
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK