Një kongresmen amerikan është vendosur në qendër të një skandali pasi ka pranuar fonde për fushatën e tij në garën për të hyrë në senat, nga një shqiptar i dënuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për kongresmenin demokrat të Michigan-it Gary Peter i cili ka marrë të paktën 1 mijë dollarë nga shqiptari Xhafer Laho.
Është Komisioni Federal Zgjedhor që zbuloi faktin se Laho ka dhuruar katër herë nga 250 dollarë në fushatën e Gary Peter për në senat në vitin 2013.
Shqiptari Laho është akuzuar se ka ndihmuar shqiptarin tjetër Tomo Duhanaj i denuar tashmë për pastrim parash nëpërmjet fajdeve që jepte për emigrantët e tjerë. Federalët zbuluan se Laho dhe Duhanaj kishin bashkëpunuar për të fshehur paratë “cash” dhe makinat e fituara me anë të këtij aktiviteti.
Laho u dënua për 3 akuza pas një gjyqi 5 ditor. “Gjykata ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Duhanaj për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhënies së fajdeve në mënyrë të paligjshme”, tha gjykatësi. Tashmë sytë janë drejtuar tek demokrati Gary Peter dhe lidhjet e tij me shqiptarët. Një zëdhënës i tij tha se “paratë u dhuruan për bamirësi” por nuk dha detaje se ku dhe kur u bë ky dhurim.
Në vitin 2012 Tomo Duhanaj (Tom Duhani), një emigrant i paligjshëm nga Shqipëria është shfaqur si mik i kongresmenit Peter. Kongresmeni demokrat ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një restoranti të Duhanaj në Fortesa. Mësohet se Peter ka marrë mijëra dollarë nga Duhanaj dhe familja e tij në karrierën e tij politike.
Por FBI e akuzoi Duhanaj se restoranin e përdorte për të pastruar paratë që vinin nga dhënia e fajdeve me intersa deri në 45% tek patriotët e tij. Për këto Duhanaj u dënua në dhjetor të vitit 2013 me 3 vjet e 5 muaj burg. Pas kësaj ai do të deportohet për në Shqipëri. Peters ka marrë nga Duhanaj nga viti 2008 deri në 2012 të paktën 15 900 dollarë. Gjatë procesit gjyqësor doli edhe një përgjim ku Duhanaj tregonte se kishte marrë nga shqiptari tjetër i njohur në SHBA, Ekrem Bardha një kredi prej 1 milion dollarë.
Por ndaj Bardhës nuk u ngrit ndonjë akuzë pavarësisht se ai kishte bashkëpunuar me të akuzuarin në hapjen e disa restoranteve. Kjo çështje po shfrytëzohet edhe politikisht nga kundërshtarët politikë të demokratit Peter. Republikani Terri Lynn Land kërkoi zbardhjen e lidhjeve të Peter me shqiptarët e akuzuar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO