Skandal në Turqi, imami marton të bijën 6-vjeçare me një 29-vjeçar që abuzoi seksualisht me të

Skandal në Turqi, imami marton të bijën 6-vjeçare me një 29-vjeçar që abuzoi seksualisht me të

Fotot e së miturës me fustan nusërie

TURQI- Një ngjarje makabër ka ndodhur në Turqi ku një e mitur është abuzuar seksualisht e më pas, babai i saj e martoi me të.

Skandali u zbulua pasi ajo vetë denoncoi në vitin 2020 atë që po i ndodhte.

Siç u bë e ditur nga gazeta turke “Bir Gun”, Yusuf Ziya Gumusel, i cili ishte lider i sektit islamik “Ismailaga” vendosi të martojë vajzën e tij në moshën 6-vjeçare me një 29-vjeçar me martesë fetare.

Edhe pse aktakuza e përgatitur nga prokuroria kërkonte që tre të pandehurit të dënoheshin me të paktën 27 vite burg, askush nuk u arrestua dhe çështja nuk vazhdoi deri tani që u bë publik rasti nga gazeta turke, duke shkaktuar zemërim të madh që dje në rrjetet sociale.

Fotot e 6-vjeçares me fustan nusërie po qarkullojnë orët e fundit dhe po shkaktojnë neveri në opinionin publik të vendit, duke detyruar të gjitha palët të ngrihen dhe të dënojnë.

Përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP, Omer Çelik, tha se ata do të qëndrojnë pranë viktimës.

 “Po ndjekim me vëmendje lajmet në media se një fëmijë është abuzuar seksualisht në moshën 6-vjeçare. Ne dënojmë abuzimin e fëmijëve. Abuzimi i fëmijëve është një krim i urryer që nuk do të falet kurrë”.

Padia u ngrit në vitin 2020 nga vajza me pretendimin se ajo ishte abuzuar seksualisht çdo ditë gjatë fëmijërisë së saj. Vajza një ditë dëgjoi në një emision radiofonik për vajzat e reja që martoheshin. Më pas ajo kuptoi se ajo që kishte përjetuar nuk ishte një lojë, siç e karakterizoi i shoqi, por se ajo vetë ishte viktimë e abuzimit seksual. Në padinë që ka bërë, ajo ka paraqitur edhe foto nga dasma e saj e pretenduar, si dhe foto me mavijosje në trup dhe regjistrime audio të abuzimit të saj. Siç raportoi ajo, sulmet seksuale të bashkëshortit të saj ishin të vazhdueshme.  Në vitin 2012, kur ishte 14-vjeçe, ajo shkoi në spital për shkak të një anomalie në ciklin e saj ku raportoi për abuzim seksual. Por hetimet u ndërprenë pasi nuk kishte vend për ndjekje penale. Më në fund në vitin 2022 prokuroria vendosi se ka pasur abuzim seksual dhe se krimi është kryer në mënyrë të përsëritur edhe pse njeriu që akuzohet për përdhunim dhe u martua me vajzën 6-vjeçare, është i lirë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?