Skandal/ ‘Palosi’ 5 policë në lokalin e tij, prokurori Xhevahir Lita dhe gjyqtari i Sami Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin, i fshijnë 5 akuza të rënda

Skandal/ ‘Palosi’ 5 policë në lokalin e tij, prokurori Xhevahir Lita dhe gjyqtari i Sami Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin, i fshijnë 5 akuza të rënda

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi

TIRANË- Prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar Vetingun vijojnë të marrin vendime të diskutueshme, duke përcjellë mesazhe inkurajuese për segmentet që sfidojnë Policinë e Shtetit dhe ligjet. Më 18 tetor 2021, gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, ka pushuar të gjitha akuzat për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ‘turpëroi’ dhe u përlesh me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit.

Në 12 janar të vitit 2021, një grup efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuar në ambientin e lokalit të Abedin Oruçit, për ta arrestuar, pasi ishte në kërkim që në tetor të vitit 2020, për akuzat “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”.

Por, grupi prej 5 policësh nuk arriri ta arrestonte ish zyrtarin. Abedin Oruçi dhe grupi i tij prej 11 vetash janë konfrontuar me policët, duke i lënduar dhe penguar të kryenin detyrën. Në një moment, Oruçi ka nxjerrë armën për të qëlluar, por njëri nga efektivët e policisë ia ka hequr nga dora. Oruçi arriti të largohej në momentet e fundit, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një tjetër procedim për armëmbajtje pa leje.

Oruçi u shpall në kërkim, ndërsa konsumoi edhe dy vepra të tjera penale kanosje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Policia arrestoi 6 të afërm të Oruçit për kundërshtim të forcave të policisë dhe pengim për zbulimin e të vërtetës, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Çfarë ndodh? Dhjetë muaj më vonë, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, befason me një kërkesë për shuarjen e të pestë akuzave për ish zyrtarin Abedin Oruçi, me ‘argumentin’ se Oruçi nuk e kishte kryer asnjë nga veprat penale. Nëse për të tre veprat e mëparshme penale prokurori Xhevahir Lita edhe mund të ketë gjetur ndonjë shkak për të shfajësuar Abedin Oruçin, kanosja që Oruçi i bëri policisë në 12 janar 2021, është një fakt i pamohueshëm.

Në një farë mënyre, kundërshtimi dhe kanosja e policëve është pranuar publikisht edhe nga vetë Oruçi, i cili tha se nuk pranonte që të arrestohej nga policia, për sa kohë çështja e tij ishte në duart e një prokuroreje, tek e cila Oruçi nuk kishte besim.

Çuditërisht, kërkesa e prokurorit Xhevahir Lita për të pushuar 5 akuzat për Abedin Oruçin është pranuar nga gjyqtari Sami Ujakshi. Ky vendim është një mesazh dekurajues për Policinë e Shtetit, e cila herë pas herë përballet me rezistencë, akte dhune dhe madje edhe plumba, gjatë ushtrimit të detyrës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2021 02:02

    Oruci nuk pranonte te arrestohej nga policia,sepse NUK KISHTE BESIM te prokurorja qe kishte ne dore ceshtjen e tij.E shikoni o popull,gangot,hajdutet e kriminelet,etj i duan prokuroret si avokate!!! Dhe duket qe e gjeti kesaj rradhe prokurorin <<E BESUAR>>=Xhevair Lita,dhe jo vetem,por gjeti dhe gjykates <<TE BESUAR>>= Sami Ujkashin,dy me cmimin e njerit!Ne bote prokuroret te bejne gjemen,vetem ne Shqiperi te leverdis me mire te gjesh e te paguash nje prokuror te krimbur e te zvjerdhur,se sa nje avokat,po te kesh mundesi,po te hedhesh nja dy verdhushka edhe ne drejtim te ndonje gjyqetari po aq te kalbur,nuk te del keq!

    Përgjigju
  • Tani: 04/12/2021 16:48

    Derr mo

    Përgjigju
  • Andi: 04/12/2021 16:41

    Sa lekun e ka ba xhevahir lita pse nuk ja kontrolloni pasurine ka miliona euro ku eshte spaku

    Përgjigju
  • Grupi: 04/12/2021 16:20

    Asgje nuk eshte me skandal ne kete vend. Perderisa Vetingu nuk u shoqerua me sekuestro direkte dhe arestime te gjyqtareve dhe prokurove qe nuk justifikojne parate, atehere kot qe flasim. Edhe GJKO me SPAK qe gjoja kane kaluar vetingun denojne me 18 muaj grupin e tenderave te 25 milion euro. Me sherbim prove Tahirin etj etj. Saliu non grata po pergatit trazira dhe prokuroret " trima" dhe "patriote" te SPAK kerkojne mandat te perhershem pa piken e turpit. Dini gje per BKH? Apo dhe ate e ka marre lumi.

    Përgjigju
    • Bureto: 04/12/2021 19:24

      Per kete eshte Inspektoriati i Larte i Drejtesise. Le te filloje menjehere procesin administrativ te ketyre dy magjistrateve. Ne baze te gjetjeve t'i kerkojne KLD dhe KLP masa ndaj tyre. Nese gjejne shkelje te karakterit penal le ta referojne si te tille. Kjo gangrene e trasheguar ne gjyqesorin tone duhet te marre fund. Kur ne mos sot?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve