Skandal: Politika pushton Akademinë e Shkencave me puç institucional!

Skandal: Politika pushton Akademinë e Shkencave me puç institucional!

Artan Fuga

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton zyrtarisht se në datën 24 maj do të kryhen zgjedhjet për kryetar dhe ekipin e ri drejtues të saj. Pa u ndaluar aktualisht te fakti që zgjedhjet atje bëhen si gjithmonë pa kandidatura konkurrente, dhe realizohen sipas parimit të qëmotit, si farsë, ku kryetarit bëhet nënkryetar dhe nënkryetari ribëhet kryetar, veçoj se kandidatura e vetme për kryetar të Akademisë të Shkencave është paraqitur ajo e z. Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate, e shpallur në 30 prill si parti aleate në koalicionin ASE të forcave politike qeveritare, një politikan karriere prej disa dekadash. 
Kam dyshimin e arsyetuar dhe mbështetur në fakte objektive e dokumente shkresore zyrtare se Akademia e Shkencave është bërë monedhë shkëmbimi midis disa grupimeve politikanësh dhe burokratësh në pushtet dhe grupit uzurpator të Akademisë të Shkencave. 

« Na jepni drejtimin e Akademisë të Shkencave, t’ju japim mbështetje për zgjedhjet e ardhëshme politike për pushtetin lokal të 30 qershorit 2019 ! »
Eshtë fare e qartë që në kushtet e degradimit të plotë të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të dështimit të procesit të reformimit të saj, politika ka vënë dorë, po merr drejtimin, po pushton duke uzurpuar edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ! 

Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika ! Ndarja e pushteteve si vlera bazë e demokracisë pô dhunohet aq fort saqë nuk do të ketë më asnjë dallim midis drejtimit politik dhe gjykimit shkencor ! 
Brenda javës që vjen ky kob shpallet fakt i kryer me mbështetjen e atyre akademikëve që e pranojnë këtë për të ruajtur thjesht interesat e tyre egoiste, në kundërshtim të plotë dhe të hapur me parimet dhe vlerat e shkencës, sidomos me moralin e saj. 

Eshtë një ngjarje e paprecedent që nga koha e themelimit të kësaj akademie ! Edhe në periudhën e diktaturës, qoftë edhe formalisht, kurrë Akademia e Shkencave nuk ka pasur në krye të saj një njeri politik, madje as anëtar partie, por personalitete shkencore, madje të parreshtuara hapur me pushtetin e kohës ! 
Politizimi i shkencës nëpërmjet kapjes nga politika e Akademisë të Shkencës është një parametër që mat shkallën e politizimit të institucioneve dhe përbën një puç institucional, duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe parimet demokratike, duke i treguar grushtin e politikës të gjithë komunitetit shkencor të vendit. 

Nuk është rastësi pushtimi i pritshëm i shkencës shqiptare nga politika. Ai po kryhet në kushtet kur rrugën ja ka hapur vetë ministrja e arësimit qytetarja Besa Shahini duke lënë në mes të rrugës detyrën e vet institucionale dhe duke shpalosur platforma personale antiinstitucionale të pambështetura në asnjë ligj, ja ka hapur rrugën grupi i deputetëve socialistë kryesuar nga deputetja qytetarja Eglantina Gjermeni, që duke shpërfillur komunitetin shkencor të vendit shpall si iniciativë ligjore të vetën faktikisht dokumentin e formuluar nga grupi i kryesuar nga z. Skënder Gjnushi, dhe me komplicitetin e drejtueseve të Komisionit parlamentar për edukim dhe mjetet e informimit publik, ku spikat përfaqësuesja e shumicës, qytetarja deputete Milva Ekonomi, ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, e opozitës së re, as nuk ndihet ta ndalojë farsën që bëhet nën hundën e saj. 
Pas pushtimit të Akademisë të Shkencave nga ana e politikës, Kryetari i ri i kësaj akademie mund edhe të shpalli largimin nga kryesia e partisë së tij në aleancë me qeverinë, por kjo është tanimë pa asnjë vlerë edhe nëse ndodh !
Të gjitha procedurat e ndjekura prej muajsh kanë privilegjuar këtë akt pushtimi ! Duke qenë edhe kryetar i grupit reformues, caktuar po me urdhër politik nga ana e ministres të arësimit, Kryetari i pritshëm i Akademisë të Shkencave është në konflikt të hapur interesi që vetëm të marrët dhe uzurpuesit nuk do të duan ta shohin. 
Reforma dhe marrja e pushtetit në Akademi bëhen kështu njësh !!! Kjo pikërisht e dështoi reformën e vërtetë të Akademisë të Shkencave në Shqipëri ! 

Në këto kushte, i angazhuar deri në fund për ta shpëtuar Akademinë e Shkencave nga rrënimi përfundimtar, pa interes të veçantë personal të asnjë lloji, pa konflikt interesi, u bëj thirrje krerëve të shtetit shqiptar që ta ndalin këtë aventurë fatkeqe, i bëj thirrje opozitës ta denoncojë politikisht këtë akt të paprecedent në asnjë nga akademitë e shkencave të Europës a të Botës, i bëj thirrje zotit Lugi Soreca si përfaqësues i BE në Tiranë të ngrejë zërin kundër kësaj katastrofe që po ndodh në mes të ditës kundër vlerave europiane të marrëdhënieve mes shkencës dhe politikës, i bëj thirrje komunitetit shkencor të vendit : 
Ngrihuni më këmbë për të mbrojtur jo thjesht dinjitetin tuaj, por për të bërë detyrën për të cilën na paguan shoqëria dhe i detyrohemi kombit ! Përsa më takon, në ditët në vazhdim do të publikoj faktet e pakundërshtueshme të këtij pushtimi fatkeq të politikës ndaj simbolit të rrënuar të shkencës dhe dijes kombëtare !

Me respekt,

Artan Fuga

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkencat e natyres: 19/05/2019 23:38

    Skender Gjinushi eshte politikan, shkencetare ka qene dikur. Kerkoni ndonje artikull te tij ne revistat shkencore keto tridhjete vjet, nuk ka asnje. Eshte marr me politike, me ndertime pallatesh me pasurimin e familjes se tij. Ka database qe tregojne se nuk ka asnje artikull shkencore, i ka ngelur vetem emri qe e lakojne njerzit, nuk ka fakkte te te qenit shkencetare.

    Përgjigju
  • Maks: 19/05/2019 15:54

    Keta cunat e bllokut nuk heqin dor nga privilegjet ne si popull sdim var veprash shkencore kan ber si fuga dhe gjinushi

    Përgjigju
  • Mjaft Me!: 17/05/2019 19:46

    Ore po paskeni qene qeniet me te paturp e me te paskrupullta qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar qe ishte komplet i rrenuar e i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat e qelbura e i dogendisur sa me ska duheshin bere shume perpjekje shume, shume per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe ka kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e su dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq gjysem te rrjedhur nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolere qe jane mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala sdhqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere eshte te kopjojne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejene vetem plagjiature. MJAFT ME! Keto derra DUHEN te zhduken!

    Përgjigju
  • tini: 17/05/2019 16:20

    Zoti Fuga meqe po akuzon zgjedhjet per Akademine e shkencave si puc politik ;A je me i zoti se prof.Gjinushi ne lemin e shkencave ,aq me teper qe Gjinushi ka dhe fame nderkombetare si matematicien ?

    Përgjigju
    • Tani: 17/05/2019 19:13

      Per cilin matematicien te njohur ne bote e keni fjalen? Per Gjinushin? Sa artikuj shkencore ka shkruar Gjinushi? Si ka mundesi perderisa nuk merret me shkence qe nga koha kur ishte minister i Ramizit, 1988!!

  • xyz: 17/05/2019 14:26

    Ti o fug je i pjerdhur se fut hundet gjithkund dhe asnje nuk ta var

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari