E përditshmja turke Taraf ka raportuar një ngjarje tragjike, sipas së cilës një vajzë 16 vjeçare ka qenë viktimë e përdhunimit sistematik nga 20 burra, përfshirë këtu edhe vëllain e saj.

Vajza me incialet S.A, banore në fshatin Elazig, ka rrëfyer se ngacmimet seksuale kanë filluar që në moshën 8 vjeçare dhe kanë vazhduar për 7 vite me rradhë. Viktima e ngjarjes ka rrëfyer se i gjithë fshati ishte në dijeni të skandalit, përfshirë këtu edhe nënën e saj, që nuk bëri asgjë për të ndryshuar situatën.

Sipas një dëshmitari, nëna e vajzës është shprehur se ‘i gjithë faji është i vajzës’ dhe ushtroi dhunë mbi dy fëmijët e saj pasi i zbuloi teksa kryenin marrëdhënie seksuale në hambar.

Të gjithë meshkujt që e sulmonin seksualisht, shkonin tek ajo me justifikimin se ‘ke shkuar me atë, do shkosh edhe me mua’. Vajza ka qenë objekt i shfryrjes së dufeve seksuale edhe për një të moshuar 70-vjeçar.

Momentalisht S.A është nën mbrojtjen e policisë dhe kujdesin e psikologëve. 9 abuzues të identifikuar rrezikojnë të dënohen me 12 deri në 22 vjet burg, ndërsa 11 të tjerët janë ende në fazën e identifikimit. 
turqi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)