Skandal te Anglia, lojtarët në klub
striptizmi para ndeshjes me Spanjën

Skandal te Anglia, lojtarët në klub<br />striptizmi para ndeshjes me Spanjën
Kombëtarja angleze e futbollit regjistron një tjetër skandal. Pas sulmuesit të Manchester United, Uejn Runi, që shkoi i dehur në një dasmë ku nuk ishte i ftuar, një tjetër lajm ka dalë sot në mediat britanike.
 
Bëhet fjalë për mesfushorët Xhordan Henderson dhe Adam Lallana, të cilët u argëtuan në një klub striptizmi gjatë grumbullimit për miqësoren me Spanjën.
 
Sipas tabloidit "The Sun”, dy lojtarët e Liverpulit u shfaqën në klub në orën 23:00 të së shtunës pasi kishin udhëtuar rreth 180 kilometra nga hoteli ku ishte grumbulluar ekipi përfaqësues.
 
Sipas dëshmitarëve, ata u larguan pasi kaluan dy orë në zonën VIP, ndërsa të dielën pasdite u stërvitën për duelin me spanjollët, ku 26-vjeçari Henderson mbajti shiritin e kapitenit.
 
 “Kaluan bukur teksa soditnin vajzat që kërcenin në podium. Të gjithë e dinin që ata do të luanin kundër Spanjës, ndaj ishte e habitshme t’i shihje këtu. Lallana vjen rregullisht dhe të gjitha vajzat e njohin. Shpeshherë ai sjell edhe lojtarë të tjerë të Liverpulit”, rrëfeu një klient për “Sun”.

angli
(Tre lojtarët udhëtuan 180 km, nga qendra stërvitore në Club)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve