Skandal/ Trupi i pajetë i një fëmije
lihet në stol në morgun e Tiranës

Skandal/ Trupi i pajetë i një fëmije<br />lihet në stol në morgun e Tiranës
Trupi i pajetë i një fëmije i mbështjellë me çarçafë është lënë për 15 minuta në karriget jashtë morgut të Tiranës ndërsa shoferi i autoambulancës kishte hyrë brenda për të biseduar me infermierët. Denoncimi dhe indinjimi i aktorit Anil Frashëri.

Është Anil Frashëri, djali i aktorit Naim Frashëri ai që ka postuar foton e fëmijës së pajetë në stolin e morgut të QSUT-së.

“Me ndodhi nje vdekje i nje njeriut tim dhe po prisnja tek dera e morgut per ta mare, kur me pane syte llahtar kur shoferi i nje autoambulance solli nje femi te vdekur te mbeshtjell vetem me carcaf dhe e la tek karriget jashte morgut sikur te ishte nje qen dhe vete hyri bente muhabet me infermieret brenda. Ai fëmi i shkrete ndejti 15 minuta ne stol i pa shoqeruar as nga mjek apo infermiere. Ishte nje skene e tmerrshme kur shoferi doli dhe e kapi si lecke dhe ua dha infermiereve te morgut..tmerr..tmerr. Keto ndodhin vetem ne QSUT....turp..turp..turp...” shkruan ai në postimin e tij në Facebook.

qsut

qsut

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve