Skandalet, ja pse ikën Olsi Lafe
nga Drejtoria e Trashëgimisë

Skandalet, ja pse ikën Olsi Lafe<br />nga Drejtoria e Trashëgimisë
TIRANE - “Dorëheqje për një vend të sigurt larg përgjegjësive, në Presidencë”. Ky është sinjalizimi i parë jozyrtar që erdhi për drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë  e Turizmit dhe Kulturës, Olsi Lafe. Pas këtyre sinjalizimeve, Olsi Lafe dje e ka konfirmuar edhe vetë dorëheqjen.

I pyetur nga “Shqiptarja.com”, ai u shpreh se “për një gjë të tillë do të flasë më vonë dhe ky nuk është momenti i përshtatshëm”. Dorëheqja e Olsi Lafes ka ngjallur reagime të forta te anëtarët e Trashëgimisë kulturore, reagime që lidhen direkt me skandalin e fundit, shkatërrimin e pikturave të Onufrit në Kishën e Shënepremtes.

Reagimet më së shumti janë bërë sipas tyre sepse dorëheqja e Olsi Lafes nuk ishte aspak ashtu siç pritej: “përgjegjësi e lartë morale për shkatërrimin e trashëgimisë”. Gjithashtu karrierën e Olsi Lafes, i cili erdhi 8 vjet më parë në këtë detyre pas ish-Drejtorit të Trashëgimisë, Vaso Tole, e kanë shoqëruar me qindra aksidente të rënda në trashëgimisë kulturore. Vetëm brenda një viti kanë ndodhur pothuajse 20 aksidente që kanë shkatërruar thesare të papërsëritshme të trashëgimisë.

LAFE 8 VJET DËME NË TRASHËGIMINË KULTURORE


Do të mbahet mend gjatë Shkatërrimi i Onufrit në kishën e Selcës, rrafshimi brenda natës i Shtëpisë së Flamurit më Korçë me buldozer, vjedhja e kambanës 500-vjeçare të Skënderbeut në Lezhë, që as pushtuesit turq nuk e nganë.

Të tjera dëme të rënda në Trashëgiminë Kulturore vlen të kujtojmë gërmimet me buldozer të një siti të çmuar arkeologjik siç është Finiqi, jo pak dëme janë lejuar të ndodhin edhe nga hedhja e betonit për të hapur rrugë të reja mbi vlerat të paçmueshme arkeologjike, siç ka ndodhur në Kalanë  e Lezhës.

Po ashtu restaurimi fals dhe shkatërrimi i mozaikut të Muzeut Kombëtar është bërë nën përgjegjësisë e Olsi Lafes. Lënia pa roje e siteve arkeologjike ka çuar nga dhjetëra gërmime klandestine, të cilat janë bërë të ditura vetëm nga forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Pas çdo dëmi të sipërpërmendur denoncimi është bërë nga ky forum dhe jo në mënyrë institucionale.

Disa prej punonjësve në institucionet e trashëgimisë janë shprehur se prej Olsi Lafes si drejtor, jo vetëm që s’u vu re ndonjë kontribut për trashëgiminë, qoftë edhe pas dëmeve të shkaktuara, “por një ditë papritur Olsi Lafe lajmëron se ka dhënë dorëheqjen dhe do të shkoj më lart në presidencë si këshilltar, pikërisht për trashëgimin kulturore”, thotë GJ.B. Edhe vetë drejtori i Institutit të Monumenteve z.Apollon Baçe, pjesën më të madhe të përgjegjësisë ia ka deleguar Drejtorit të Trashëgimisë Olsi Lafe.

Për sa u përket anëtarëve të Forumit të Trashëgimisë reagimin e parë për këtë dorëheqje e ka dhënë deputetit i PS-së Auron Tare, i cili shkruan se “Më në fund të ketë një zyrtar të përgjegjshëm? Jo, jo, alarm fals. Zyrtari shkon në Presidencë si këshilltar i Bujar Nishanit.

Pasi e shpartalloi Trashëgiminë Kulturore për 8 vjet, po ikën në një vend të sigurt larg përgjegjësive. Nuk thonë kot minjtë e ndjejnë të parët që anija po mbytet. Deputeti Tare e lidh këtë ngjarje edhe me qëndrimin e papërgjegjshëm të ministrit të kulturës, zoti Aldo Bumçi ndërsa reagon se “Më në fund edhe Ministria e Kulturës pranon abuzimin skandaloz me fondet e donatorëve për Muzeumin e Kalasë së Gjirokastrës.

Muzeumi i mbytur në lagështirë ka kushtuar 500 mijë euro. Dje Drejtori i institutit të Monumenteve publikisht pranoi se kishte konstatuar abuzime të mëdha. Ministri në Komisionin parlamentar pranoi se ky Muzeum është pa leje. Ambasada amerikane ka dhuruar një Fond për këtë Muze i cili sot na dalka pa leje.”

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit