Skandalet nuk 'vlejnë' më, por një opozitë tjetër: Po

Skandalet nuk 'vlejnë' më, por një opozitë tjetër: Po

Ilir Meta

Nëse skandali i inceneratorëve po hetohet nga SPAK-u dhe nga dita në ditë po furnizohet me materiale shtesë nga opozita; nëse Ilir Meta po mbathet me dosje të njëpasnjëshme akuzash; nëse Berishës i vigjilojnë akuza pas akuzash; nëse ministrat e Ramës u duhet të përballen me akuza të njëpasnjëshme; nëse problemi i hakërrimit por edhe i marrjes së të dhënave do të kalojë kështu si pa të keq nga qeveria; nëse PD-ja dhe cilido tjetër do provohet, ashtu si mëtojnë burimet e SHBA-së, se kanë marrë subvencione ruse, atëherë duket se e ardhmja e këtij vendi dhe mbi të gjitha shpresa është përfundimisht e braktisur. Duket se diskursi i partive tona është më keq se ai që patën në luftën anti-fashiste.

Nëse do të flisje për ideologji, kjo është qesharakja në të gjitha partitë tona, sepse e Majta ka kohë që nuk është e tillë, kurse e Djathta është aq konfuze dhe lëviz në boshtin ideologjik sipas oreksit të Berishës. Por, duket se imediate është krijimi i një narracioni të ri në opozitë, atë që duhet të besojnë njerëzit për të ardhmen e tyre në një rrotacion të mundshëm dhe të nevojshëm pushteti. Për fatin e keq, krimin më të madh që po bëjnë dy partitë kryesore në vend është relativizimi i gjithçkaje. Që do të thotë sesa më shumë të shtyhet kazusi i inceneratorëve dhe hakërrimit të të dhënave, sa kohë do të marrë zbulimi i marrjes së financimeve ruse, sa kohë diskursi politik do të marrë këto, aq më larg do t’i largohemi demokracisë.

Dhe, mënyra sesi po vepron Lindja e tregon hapur se ne e kemi braktisur me kohë demokracinë e vërtetë duke u mbështetur te një gjysmak-demokraci, një prirje që duket hapur në Lindje. “Rreziku i vërtetë në Evropën Lindore-Qendrore nuk vjen nga ideologjia populiste apo përpjekjet për të përmbysur demokracinë, por nga manipulimi i demokracisë…”, shkruan pa cinizëm Krzysztof Jasiewicz te “Is East-Central Europe Backsliding? The Political-Party Landscape”.

Për fat të keq, demokracia tek ne njeh vetëm rënie dhe mbi të gjitha një zvjerdhje, që vjen prej ligjvënësve tanë dhe hipokrizisë me të cilën na rrethojnë. PD-ja nuk mund të fshihet më pas gishtit të fajtorit vetëm ndaj një “profani” problematik politik si Basha apo PS-ja nuk mund të na lodhë më me mungesën e përgjegjësisë për skandalet që ka mbi supe për inceneratorët, të dhënat e shumë të tjera. Ky është momenti që njerëzve të opozitës po i vjen për të krijuar një narracion tjetër që lidhet me të ardhmen e vendit dhe sidomos mbijetesën, pas ikjes masive të popullsisë. Shqipëria nuk është në rrezik por është në zgrip të zgjedhjeve të mëdha, që i duhen me ngulm. Dhe, kjo duhet të jetë dhe një nga motot kryesore të opozitës. Që për fat të keq, duket shumë rehat në të gjithë aksionin e saj. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi